TS zbulon: “Perisic, Inter nuk e ka pritur aspak mire ate interviste pas ndeshjes: tani pritet qe kroati…”
Tuttosport gjithashtu i ka dedikuar diten e sotme nje artikull te vecante situates se kroatit te Interit, Ivan Perisic.
Ata kane folur se si tek Interi nuk e kane pritur aspak mire ate dalje te lojtarit qe ka thene nder te tjera se “me lojtaret e medhenj nuk pritet fundi i sezonit per te folur”.
“Keshtu, ajo dalje e lojtarit nuk eshte pelqyer aspak nga Marotta dhe nga Ausilio. Ata do te kishin dashur qe keto gjera te thuhen ne tavolinen e negociatave.”
“Inter nuk eshte dakord me kohen e deklarates se bere, sepse erdhi direkt pasi Interi ka fituar nje trofe te rendesishem.”
“Fjalet kane qene te qarta, por kane bere qe tek Interi te hapet nje ceshtje mediatike per te ne nje periudhe delikate.”
“Inter do te kishte deshiruar qe te pakten edhe per 10 dite te mos kishte pasur deklarata te tilla duke qene se skuadra eshte ende ne gare per Scudetton.”
“Pastaj tek Inter nuk harrojne se ne fillim te sezonit ka qene pikerisht Perisic ai qe nuk ka dashur te rinovoje, duke pritur keshtu fundin e kontrates.”
“Ne nentor ka nderruar mendim dhe ka kerkuar nje rinovim me 6 milione euro per te cilin Inter nuk ka qene dakord dhe per te cilen po negociohet ende.”
“Prandaj Inter mendon se fjalet e tij kane qene pa vend. Gjithesesi, tentativa vazhdon e gjithashtu edhe tratativa.”