Inter, cfare po ndodh me Ranocchia? “Lojtari ka dale hapur kunder Suning ne nje postim te…”
Tifozet e Interit duket sikur jane perfshire me shume ne merkaton zikalter kete sezon se sa ka ndodhur ne vitet e kaluara.
Dite me pare ka ndodhur dicka e ngjashme me Bastonin, kur shume tifoze zikalter kane reaguar online kunder shitjes se tij.
E njejta gje po ndodh keto dite edhe me Skriniar dhe ne loje ka dale edhe nje tifoz shume i njohur i Interit ne Itali.
Ai eshte Enrico Mentana, gazetar dhe drejtor i nje media te njohur atje. Ai ka bere nje postim “kercenues” deri e diku dy dite me pare ne rrjetet e tij sociale ndaj Suning.
Mentana keshtu ka postuar nje foto te Bastoni, Skriniar dhe Barella dhe ka shkruar poshte ne menyre te dukshme:
“Nese shitet qofte edhe nje nga keta lojtare nuk do te doja te isha ne vendin e pronareve te Interit pasi te ndodhe kjo gje…”
Ne kete postim ka pasur shume reagime nga tifoze te Interit qe kane mbeshtetur keshtu postimin e Mentanes por ajo qe ka rene ne sy ka qene nje “like” i Ranocchias.
Ish-kapiteni i Interit qe pritet te largohet kete sezon nga klubi ka dale hapur keshtu kunder pronareve te klubit per shitjen e Milan Skriniar duke konfirmuar se eshte ne nje mendim me Enrico Mentana.