Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

353 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Inter, ndaj Napolit konfirmohen dy mungesa: ne formacion rikthehet edhe…”

Gazzetta zbulon: “Inter, ndaj Napolit konfirmohen dy mungesa: ne formacion rikthehet edhe…”
Inter Club Staff

Pas dy ditesh pushimi, Interi dje eshte rikthyer qe te djersise ne Appiano Gentile pas ndeshjes te se dieles ndaj Cagliarit.

Ne prag te ndeshjes me Napolin, Conte eshte pare me i lumtur sepse do te kete ne dispozicion per kete ndeshje Barella, qe rikthehet nga skualifikimi.

Por nderkohe do te kete edhe dy mungesa qe ai i konsideron te rendesishme: Aleksander Kolarov dhe Arturo Vidal.

Te dy ata edhe diten e djeshme jane pare teksa sterviten vec nga grupi me nje stervitje te personalizuar per shkak te problemeve.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, kiliani ishte rikthyer 21 dite pas operacionit, por duke rritur peshen e punes, ka pasur nje problem ne gju dhe e ka ulur dozen e punes.

Per sa i perket te tjereve, ai qe po kandidohet fuqishem per nje fanelle titullari eshte Ivan Perisic, kroati qe ka qene jashte per tre ndeshje.

Ai eshte rikthyer te stervitet ne grup dhe ka hedhur kandidaturen e tij per te zevendesuar Young ne krahun e majte.

Gjithesesi, anglezi ka bere shume mire ne ndeshjet qe ka munguar kroati dhe ka qene i besueshem ne te majte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.