Inter, Presidenti i klubit ne France mohon gjithcka: “Nuk eshte aspak e vertete qe kemi bere oferte per…”
Diten e djeshme ka pasur nje lajm shume te rendesishem nga Franca per merkaton e kesaj vere per Interin.
Sipas nje lajmi vendas, flitej se Olimpique Marseille ishte shume e interesuar per te marre sherbimet e Joaquin Correa.
Marseille ne fakt ka si tranjer Jorge Sampaolin, tranjerin argjentinas qe e ka stervitur me pare Correan dhe kjo ka qene lidhja me e rendesishme qe eshte bere ne lidhje me keto zera.
Por duket se shpresa e madhe qe ka lindur ne momentet e para eshte shuar menjehere nga Presidenti i Marseille.
Ai ka folur diten e djeshme ne France, ku eshte pyetur direkt nga mikrofonat e Sport Italia ne lidhje me kete ceshtje.
Keto kane qene fjalet e Longorias: “Correa tek Marseille? Keto zera te merkatos jane vetem spekulime.”
“Ne nuk kemi pasur ndonje kontakt me lojtarin dhe per momentin nuk eshte se kemi konfirmuar ndonje operacion per mediat”.
Keshtu, Longoria ka mbyllur thashethemet per Correa me nje koment te shkurter por mund te ndodhe qe e gjitha mund te jete nje strategji.