Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,413 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shume shpejt mund te prishet kontrata me nje lojar? “Flitet se zikalterit po mendojne te largojne…”

Inter, shume shpejt mund te prishet kontrata me nje lojar? “Flitet se zikalterit po mendojne te largojne…”
Inter Club Staff

Me sa duket zerat per te ardhmen e Interit nuk po e ndikojne fare Marotten dhe Ausilion ne punen e tyre te perditshme.

Drejtuesit me te rendesishem sportiv te Interit, po shohin me kujdes edhe paletat e reja te Fair Play Financiar dhe po fillojne te marrin masat e para.

Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila ka shpjeguar me kujdes: “Klubi i Interit ka nje nevoje te rendesishme ne kete moment.”

“Po punohet goxha per bilancin e grupit te lojtareve, sepse Inter duhet te dorezoje kete bilanc te UEFA per Championsin e radhes”.

“Nderkohe qe aty do te llogaritet edhe zgjidhja e kontrates me Vidal dhe Sanchez, mund te kemi edhe nje zgjidhje kontrate tjeter keto dite”.

“Mund te jete pikerisht Valentino Lazaro, lojtari i radhes qe mund te largohet nga Inter si nje lojtar i lire, duke e prishur kontraten ne menyre te njeanshme”.

“Ai eshte nje nga blerjet me te deshtuara te epokes Conte dhe nje nga gabimet me te medha te viteve te fundit ne merkato”.

“Prishja e kontrates me te do te ulte vleren e skuadres zikalter me rreth 22 milione euro, nje shifer qe eshte paguar per austriakun vite me pare. Nje shifer qe sot duket e pabesueshme per nje lojtar qe kurre nuk ja doli te bente mire ne Milano”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.