Serie A, cfare diference e frikshme me Premier League: “Skuadra e fundit ne Angli ka marre aq sa Inter merr…”
Ne faqet e La Gazzetta dello Sport sot, Stefano Agresti ka prekur nje teme teper te rendesishme per futbollin italian.
Ai eshte ndalur te te drejtat e tv, duke u ndalur ne vecanti se si skuadra e fundit ne Premier League… ka parakaluar edhe Interin. Kampionen e Italise, ne sezonin 2021-2022.
Ja cfare shkruan La Gazzetta dello Sport: “Ne edicionin e parafundit ne Premier League. Norwich eshte renditur ne vendin e fundit”.
“Ka rene ne kategorine e dyte ne angli, por me nje buzeqeshje te madhe: pse? Sepse ka fituar 116 milione euro me te drejtat televizive”.
“E kuptoni sa shume jane? Aq shume sa nuk krahasohet dot as kampionia e Serie A, qe ka qene Interi ne ate sezon”.
“Sa fitoi Inter? Vetem 84 milione euro. Pra, Inter, si kampione e Italise, nuk krahasohet dot as me skuadren e fundit ne Premier League”.
“E njejta gje ndodh edhe ne kete sezon, qe Milan eshte kampion e Italise, ku prape ka fituar me pak para se e fundit ne Premier League.”
“Dhe distanca mendohet se eshte thelluar sepse Premier League ka shitur me shifra marramendese te drejtat televizive per 2022-2025. E frikshme shume gjithcka.”