TS zbulon kandidatin numer nje per blerjen e Interit: “Vjen nga USA, quhet Vivek Ranadivé dhe eshte pronari i…”
Diten e djeshme ka dale ne pah nje lajm teper i rendesishem: familja Zhang ka firmosur nje mandat per shitjen e Interit, duke vene ne pune keshtu Goldman Sachs per gjetjen e nje bleresi.
Nderkohe, Tuttosport sot tenton te thellohet me shume, duke zbuluar edhe emrin e nje pretendenti kryesor sipas tyre.
E ai vjen direkt nga USA: “Qe prej majit te kaluar, prane Interit ka pasur ne horizont shume kerkesa nga USA.”
“Ne fakt, Inter ka qene goxha here ne diskutime me disa grupe kaliforniane, por asnjehere nuk eshte bere ndonje hap konkret”.
“E per hir te vertetes, edhe financimi i madh prej 275 milione eurosh me Oaktree, vjen pikerisht nga Los Angelos, ne Kaliforni. Aty Suning i ka rrenjet e forta”.
“Pikerisht nga Kalifornia vjen edhe pretendenti i pare serioz per blerjen e klubit, i cili eshte bashke-pronari i Sacramento Kings ne NBA”.
“Ai quhet Vivek Ranadivé, eshte 64 vjec dhe eshte themeluesi i nje sere kompanish informatike. Ne korrik, emri i Vivek Ranadivé u permend edhe per blerjen e mundshme te Chelsea”.
“Duhet pare se ne cfare faze jane diskutimet, por emri i tij eshte teper i rendesishem dhe Goldman Sachs ka pasur disa kontakte serioze”.
“Ne kete moment, kerkesa e Zhang per Interin eshte rreth 1.2 miliarde euro, nje shifer qe do e bente Interit klubin me te shtrenjte ne historine e Serie A.”
“Nga ana tjeter, Suning e di qe ky proces do kohe, dhe nuk ka asgje me nxitim. Por sinjali i djeshem ka qene i rendesishem”.
“Ata kane nje vit qe kerkojne nje partner per Interin, por kjo ka qene teper e veshtire sepse askush nuk ka dashur te investoje tek Inter pa qene pronar vete”.
“Keshtu, edhe pse e dhimbshme, Suning ka vendosur te largohet nga klubi zikalter ne te ardhmen e afert”.
“Pikerisht per kete fakt, Steven Zhang ne javet e kaluara ka kerkuar nje dosje ekonomike te thelluar te Interit”.
“Gjithcka me pas eshte destinuar per Goldman Sachs, qe po pergatisin edhe dokumentat perkatese per shitjen e klubit”.
“Vivek Ranadivé do te ishte nje figure e rendesishme per Interin, dhe zikalterit mund te nisnin me pas nje projekt te ngjashem me ate te Todd Boehley te Chelsea”.
“Normalisht, jemi ende shume heret per te folur me siguri. Por Vivek Ranadivé eshte emri i pare qe eshte bere perpara.”