Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,217 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ndodh? “Steven Zhang sapo eshte nisur per ne USA: mendohet se ne keto caste…”

Inter, cfare po ndodh? “Steven Zhang sapo eshte nisur per ne USA: mendohet se ne keto caste…”
Inter Club Staff

Suning ka hapur rruge per shitjen e Interit, por ky mbi te gjitha ka qene nje sinjal i forte qe kishte kohe qe nuk vinte.

E gjithcka ka ardhur ne nje moment kur Steven Zhang ndodhet… pikerisht ne USA, nga vendi ku mendohet se mund te ndodhet edhe pronari i ardhshem zikalter.

Per kete shkruan me shume sot Tuttosport, e cila tregon edhe detaje te tjera: “Ne fakt, vleresimi eshte 1,2 miliarde euro”.

“Eshte nje shifer qe sot mund te quhet e larte, por eshte nje shifer nga ku nis gjithcka sepse gjithmone kerkesa eshte me e larte se tregu”.

“Por ka nga ata qe betohen se Suning edhe me nje miliarde euro mund ta shese Interin, edhe pse e nisin gjithcka me nje kerkese prej 200 milione euro me shume”.

“Gjithesesi, duhet te kemi kujdes: keto zera per shitjen e Interit vine nga burime prane klubit, pikerisht ne nje moment kur Zhang direkt pas ndeshjes me Bayern Munich eshte nisur per ne USA”.

“Nuk ka se si te mos jene te lidhura keto udhetime te Presidentit te Interit ne USA me keto zera, sepse edhe mandati per Goldman Sachs eshte dhene pikerisht nga ai, keto dite”.

“Eshte folur per Ranadivé, por nuk eshte i vetmi emer. Kompani te ndryshme, konsorciume, njerez te pasur po informohen te gjithe. Duket se rruga eshte e shenuar tashme: Inter do te shitet shume shpejt e keto udhetime te Zhang tregojne shume.”

“Ne muajt e fundit ka qene me shume se tre here ne USA. E ne keto caste mendohet se nje shitje mund te jete shume afer, mbase ceshtje muajsh, e kur behet fjale per 1 apo 1,2 miliarde euro invesim, muajt kane vleren e diteve…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.