Gazzetta paralajmeron Inzaghin: “Asllani mund te behet shkaku per largimin e tij: do ishte e pabesueshme sikur…”
Diten e sotme, La Gazzetta eshte munduar qe te flase me kujdes per situaten tek Inter ne prag te ndeshjeve me Romen dhe Barcelonen.
Keto kane qene fjalet e te perditshmes italiane: “Zyrtarizimi qe Lukaku do te jete i rikthyeri i madh eshte dhene qe javen e kaluar”.
“Romelu eshte kthyer te stervitet ne fushe dhe tashme te gjithe e presin te luaje. Do te jete ai titullari i Interit edhe pse ka disa qe ende thone qe duhet pritur edhe pak”.
“Nderkohe, Inzaghi duhet te mendoje per dy ndeshje delikate njera pas tjetres, e ku do te kete goxha mungesa te tjera”.
“Njera prej tyre eshte Brozovic, qe Interin e ndryshon gjithmone sa here kroati nuk eshte ne fushe. Por ka edhe me shume”.
“Do te ishte e pabesueshme per shembull nese Inter nuk do i jepte mundesi dhe minuta Asllanit edhe ne nje kohe kur mungon kroati”.
“Jane paguar 14 milione euro per talentin shqiptar qe punon me Interin qe prej dites se pare te grumbullimit kete vere”.
“Ka treguar kualitet dhe deshire. Edhe koha e ambientimit ka kaluar. Inter eshte nje skuader e re dhe ka nevoje per shpirt dhe ide te reja.”
“Kjo per te pasur edhe nje te ardhme me te mire. Inzaghi eshte i detyruar te ndryshoje dicka sepse ose e ben ai ndryshimin, ose do te jete ai qe do te ndryshohet. E Asllani mund te jete nje nga shkaqet. Inter nuk ka luksin te beje investime qe me pas nuk vleresohen”.