Inter, per zevendesin e Skriniar del ne pah nje emer i ri: “Goditje me parameter zero ne Premier League”.
Inter eshte ne kerkim te nje perforcimi shume te rendesishem per prapavijen e saj per te zevendesuar Milan Skriniar.
Sllovaku i eshte premtuar Paris Saint-Germain dhe ka firmosur me ta me parameter zero duke detyruar keshtu zikalterit qe te mendojne mire per nje pasardhes.
Pikerisht per kete gje flet diten e sotme eksperti i merkatos Niccolò Ceccarini ne editorialin e tij per Tuttomercatoweb.com.
Sipas tij, syte e Interit jane rikthyer nga Premier League, ku Marotta po ndjek me kujdes nje parameter zero.
“Behet fjale per Soyuncu, nje lojtar qe eshte perfolur gjate edhe ne vere per nje transferim ne Milano”.
“Ai luan per Leicester dhe eshte ne skadence kontrate. Edhe pse Atletico Madrid ka shfaqur interes per te ne te kaluaren, asgje nuk eshte bere deri me tani.”
“Soyuncu eshte thjesht emri i radhes ne listen e gjate te Interit por turku ka cilesi vertete te medha dhe aspekte fizike dhe teknike per tu vleresuar”.
“Normalisht, nese Inter do e kishte seriozisht, zikalterit kane edhe nje favor te madh ne kete histori: fjalen e Hakan Calhanoglu”.