Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

476 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani habit me deklaraten e tij: “Sot Milani ka ne dore qe ti dergoje Interit nje sinjal te forte per…”

Adani habit me deklaraten e tij: “Sot Milani ka ne dore qe ti dergoje Interit nje sinjal te forte per…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Interi nuk mundi te luante me Bolognen, por nderkohe ndeshje te tjera do te luhen rregullisht.

Nje nder keto ndeshje eshte edhe Milan-Roma, qe do te luhet ne Milano dhe mund te jete nje ndeshje ku Milan mund te afrohet me Interin.

Kjo sepse zikalterit nuk kane luajtur dot dhe sa te merret fitorja ne tavoline do pak dite dhe normalisht nuk ka as siguri nese kjo ndeshje do te riluhet apo jo.

Prandaj, per Milanin kjo mund te jete nje ndeshje shume e rendesishme dhe Adani ka dhene nje deklarate te rendesishme sot:

“Nje fitore e Milanit per mendimin tim sot ndaj Romes do te ishte shume e rende nga ana e moralit te tyre.”

“Do i jepte me shume besim, do i jepte nje shtyse. Psikologjikisht do i bente shume mire sepse do i afrohte me Interin.”

“Nese Interi nuk luan ne Bologna dhe Milani mund Romen, do te kishte vetem nje pike distance ndermjet Inter dhe Milan.”

“Per mua do te rihapej kampionati dhe do te ishte gjithcka shume interesante. Por normalisht duhet te presim ndeshjet. Sot Milani ka ne dore qe ti dergoje Interit nje sinjal te forte per Scudetton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.