Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

543 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adani:” Mazzarri ka kuptuar limitet e Interit. Shikoni qe Alvarez eshte i shpejte! Nese…”

Adani:” Mazzarri ka kuptuar limitet e Interit. Shikoni qe Alvarez eshte i shpejte! Nese…”
Donald Elmazi

Daniele Adani, ish mbrojtes i interi tani komentator i Sky, ka folur per skuadren zikalter ne nje interviste per Tuttosport, duke e nisur me meritat e Walter Mazzarrit:

Adani, ne cfare menyre Mazzarri ia ka dale te rregulloje tendencen negative te sezonit te kaluar ?

“Sipas meje eshte shume shpejt per te bere statistika. Jane vete dy jave kampionati dhe nje turn Kupe Italie. Nje vit me pare pas 11 javesh, Interi ishte nje hap larg Juventusit dhe me pas e pame se si shkoi. Ajo qe mund te them eshte qe duket nje sjellje ndryshe”.

Cilat jane te rejat ?

“Eshte ceshtja per te kuptuar aftesite dhe limitet e nje skuadre. Ne qofte se mendon se je aq i forte sa te imponosh lojen tende ne gjysme fushen kundershtare rrezikon qe mos ia arrish sepse nuk je akoma ne ate nivel. Ndoshta gabon dy pasime dhe humbet sigurine qe duhet te fitoje. Mazzarri e ka kuptuar qe nuk eshte Interi i tre viteve me pare, ai i Mancinit apo i Mourinhos. Po e fillon nga nje tip tjeter kontrolli, i bazuar ne koezionin, sakrificen, kujdesin dhe deshiren per te mbrojtur nga ana e te gjitheve. Me pas, pak nga pak eshte e mundur qe dhe te imponosh lojen tende”.

Cilat jane sinjalet me te dukshme te ketij ndryshim mentaliteti?

“Te shikosh lojtare me talent qe futen ne 30 metrat e fundit per te rekuperuar topin. Kjo i karikon mbrojtesit sepse trasmeton deshiren per te luftuar se bashku per cdo dyluftim”.

Mendoni ne menyre te vecante per Alvarez?

“Po, por per mua nuk eshte nje surprize. Vitin e shkuar isha nje nga tre apo kater Italianet e pakte qe besonin te Ricky Alvarez. Me ka pelqyer gjithmone, qe ne kohet e Velez Sarsfield. Nuk eshte aspak e vertete qe eshte i ngathet. Kjo eshte nje menyre e gabuar per te kuptuar lojen e tij, frut i levizjes se tij dhe hapit te madh. Por eshte i shpejte, ka nje kontroll qe kalon gjithmone kundershtarin. Ne qofte se nuk je i shpejte nuk ben nje gol si ai me Catanian”.

Atehere, te leme ne nje ane mentalitetin, eshte shume shpejt per te folur per nje mbrojtje alla Mazzarri?

“Po. Taktikisht, duket qe dy anesoret ndihmojne shume mbrojtesat qendror. Kur nje mbrojtes shikon qe nje sulmues kundershtar futet ne mesfushe, ka shume kujdes ne markature pas shpine. Por keto jane sjellje qe lojtare te ketij niveli i njohin tashme”.

Ne nivel individual shikoni permirsime?

“Juan Jesus ka potencialitet te madh, por ka mundesi akoma te permirsohet. Kjo vlen per te gjithe. Duhen hequr disa momente hutimi. Interi duhet te rritet. Sigurisht, Campagnarp ka sjelle nje besueshmeri te larte. Duhet te keshe ne fushe nje lojtar si ai qe njeh shume mire mentalitetin e trajnerit dhe t’ia percjelle grupit. Ai e ben kete me pune dhe nje loje muskulare qe karikon shoket”.

Po kthehet Samuel, kush mund ti krijoje hapesire?

“Nuk me shqetson ky problem. Titullare dhe rezerva jane kategori qe i pelqen kritikes dhe gazetareve. Per mua ekziston vetem nje grup unik pune”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.