Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Adriano preket perpara kamerave ne San Siro: “Nuk po di cfare te them. Seriozisht, a ka mundesi te…”

Adriano preket perpara kamerave ne San Siro: “Nuk po di cfare te them. Seriozisht, a ka mundesi te…”
Inter Club Staff

Ka qene nje i ftuar nderi per Inter-Milan dje ne San Siro qe ka ngritur peshe te gjithe zemrat e tifozeve prezent.

Pikerisht Perandori i Milanos qe eshte pritur si nje perandor i vertete nga tifozeria qe e do ende e kesaj dite sikur te luante ende per ngjyrat zikalter.

Pasi eshte pritur ne menyre madheshtore nga tifozet, ai ka dale perpara mikrofonave te Inter TV per te folur: “I falenderoj te gjithe per kete mikepritje.”

“Nuk po di cfare te them. Seriozisht, a ka mundesi te flasim per pak?”, thote ai i prekur por e vazhdon edhe me tej intervisten e tij.

“Jam shume i lumtur por edhe nervoz dhe i emocionuar. Ketu ne San Siro eshte bukur, kam shume kujtime ne kete stadium.”

“Pas shume vitesh qe kam qene ketu per mua eshte nje kenaqesi e madhe. Kur futesh ketu te kalon i gjithe filmi perpara syve. Gjithcka cfare ke bere si burre e si njeri e si futbollist. Te gjitha.”

“Eshte e mrekullueshme te shohesh kete dashuri. Cfare me vjen ne mendje kur futem ne Meazza? Shume gjera, por derbi eshte i pabesueshem. Ka pak gjera qe mund ta krahasosh.”

“Te mbete brenda pergjithmone. Inter me ka pritur mire mua. Eshte shtepia ime kjo, jam falenderues gjithe jeten per keta njerez ketu.”

“Si tifoz them mbi te gjitha faleminderit qe me keni bere Perandor. Pa ju nuk do te isha bere kurre i tille.”

“Me familjen time sa here flasim per Interin na dridhet zeri dhe trupi. Eshte gjithmone emocionuese. Shpresojme te fitojme sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.