Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inzaghi flet qarte: “Goli i anulluar i Milanit? Shihni mire pamjet. Handanovic ka…”

Inzaghi flet qarte: “Goli i anulluar i Milanit? Shihni mire pamjet. Handanovic ka…”
Inter Club Staff

Pasi ka dhene dje mendimet e para per Mediaset, Simone Inzaghi ka dale pas ndeshjes edhe perpara gazetareve ne konference per shtyp.

Keto kane qene deklaratat e tij:

Eshte mbyllja e nje qarku pas derbit te shkurtit?

“Me shume se mbyllje, do te flisja per nje ndeshje te rendesishme qe donim ta fitonim. Vetem keshtu mund te shkonim ne finale.”

“Eshte nje sinjal i forte dhe i rendesishem kunder nje skuadre me vlere qe edhe kete nate na krijoi disa probleme.”

A jep besim kjo ndeshje si ajo ndaj Juventusit?

“Jo, mendoj se duhet ti ndajme kompeticionet. Kampionati dicka tjeter dhe kupa dicka tjeter. Natyrisht qe mund te jape besim.”

“Por tani me kte finale do te luajme nje ndeshje tjeter te madhe. Me rendesi qe te jemi te rekuperuar menderisht.”

Merite e jotja per Lautaron…

“Ka qene ai i zoti, nuk ka qene kurre nje problem per neve. Por ka momente kur nje lojtar shenon me shume dhe te tjere me pak.”

“Lauti eshte me nje mesatare te larte golash tani. Ka shenuar ne cdo kompeticion. Nuk duhet te dorezohet aspak.”

Finale kampionati e ngjeshur…

“Te fitosh te ndihmon te fitosh akoma me shume. Kjo ishte deshira jone. E dime qe dhame gjithcka dhe e morem me merite kete finale.”

Pioli te episodi i golit ka thene se asnje lojtar i Interit nuk ka protestuar…

“Une nuk e kam pare akoma. Por me kane treguar nje foto ku shihet Handanovic qe spostohet majtas per te pare topin sepse e pengon nje lojtar i Milanit. Kaq.”

Cfare note i jep ketij sezoni?

“I jap nje note shume te larte. E dime shume mire cfare problemesh kemi pasur ne korrik kur kemi humbur lojare thelbesore.”

“Ka shume kenaqesi sepse kemi arritur dicka qe nuk e arrinim prej shume kohesh. Tani duam te bejme mire edhe ne kampionat ku duhet te vrapojme pas Milanit qe eshte perpara.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.