
Moratti: “Mazzarri me mua do ishte shkarkuar? Une nuk jam shembull i mire. Kam larguar…”
Massimo Moratti ka folur me gazetaret perpara hyrjes tek asambleja e aksionereve tek Interi dhe i eshte kerkuar nje mendim per Mazzarrin dhe raportin e tij me popullin Interist.
Dhe presidenti i nderit te Interit ka thene: “Une them qe te shohim cdo te ndodhe. Me duket se dje patem nje reagim te mire. Tranjeri eshte serioz, futbolli eshte i pamershirshem dhe pragmatik dhe varet shume nga rezultatet. Futbolli eshte gjithmone shume i lidhur me ndeshjen e ardhshme. Ka nje projekt te qarte dhe eshte gje e mire kur shikon skuadren qe te pergjigjet ne fushe. A kam lexuar se me mua Mazzarri tashme do ishte shkarkuar? Une jam nje shembull shume i keq keshtu qe mos me merni mua si te tille. Une kam larguar nje tranjer qe sapo kishte fituar kampionatin dy dite me pare. Nuk jam per tu mare shembull aspak.”