Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Karamoh: “Ju zbuloj te ardhmen e Karamoh. Bashke me Interin kemi vendosur qe…”

Agjenti i Karamoh: “Ju zbuloj te ardhmen e Karamoh. Bashke me Interin kemi vendosur qe…”
Inter Club Staff

Oscar Damiani, agjenti i Yan Karamoh ka komentuar ne menyre ekskluzive per FcInterNews sezonin e lojtarin qe menaxhon duke zbuluar edhe te ardhmen e francezit te vogel.

Ja fjalet e agjentit te njohur italian:

Cfare note i jepni Yann per kete sezon te pare me Interin?

“Pa dyshim nje 7 te plote. Por ndoshta e dhe nje 7+. Edhe pse nuk ka luajtur shume, sa here ka hyre ne loje ose e ka nisur si titullar, ka dhene kontributin e tij te mire. Edhe ne ndeshjen e fundit ne Rome ne ato 30 minuta ne fushe ishte shume i rendesishem ne fitoren e Interit. Eshte nje djalosh qe mund te permiresohet ende me nje tranjer si Luciano Spalletti qe kujdeset shume per te, duke i qendruar afer e duke e bere te besoje ne kualitetet e tij.”

Besoni se ne disa ndeshje do te kishte ndryshuar fati i Interit po te ishte futur me pare?

“Tani eshte e kot te flasim se cfare mund te ndodhte. Te shikojme per ate qe mund te bejme ne te ardhmen, por jo per te kaluaren. Yann eshte 19 vjec dhe ka bere shume mire, kjo ka rendesi.”

Per te jane hedhur ne sulm disa skuadra te ndryshme, por Interi ka ngritur nje mur te larte per ta…

“Po, ka disa skuadra te interesuara per te, por klubi nuk ka ndermend te heqe dore prej tij. Ata besojne se djaloshi ka shume per te dhene ende per Interin…”

Per sa kohe mendoni se ai do te behet nje titullar?

“Nuk bej parashikime, eshte me mire ti leme te punojne te qete. Sigurisht qe sezonin e ardhshem do te kete me shume mundesi per te luajtur dhe aty do te konfirmohen cilesite e tij.”

Nderkohe tifozet zikalter duan ta shohin ne fushe me shpesh…

Po, interistat e duan shume. Kete ndjenje te tyre e ka fituar ne fushe…”

Shume duan ta shikojne si sulmues i dyte pas Icardit, ju si mendoni?

“Po, une mendoj se mund te luaje pa frike ne ate rol. Kur ishte ne France ka luajtur edhe si sulmues i pare, pyke, por ai mund te luaje edhe si sulmyes krahu. Ku e shikoj me mire? Se di, kjo i takon tranjerit. Per mua mjafton te luaje.”

E ardhmja e Karamoh?

“Qendron. Klubi ka vendosur qe ta mbaje edhe sezonin e ardhshem sepse besojne shume tek ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.