Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

802 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Real, ja formacioni i mundshem qe po mendon Inzaghi: “Dyshim i forte pikerisht ne sulm ku…”

INTER-Real, ja formacioni i mundshem qe po mendon Inzaghi: “Dyshim i forte pikerisht ne sulm ku…”
Inter Club Staff

Kush do te luaje diten e merkure ndaj Realit te Madridit? A do ja dale Alessandro Bastoni te jete ne fushen e lojes? 

Keto jane dy nga pyetjet me te rendesishme qe te gjithe po e bejne ne kete moment ku Interi pritet te perballet me Realin e Madridit vetem dy dite me vone.

Nderkohe, Inzaghi ka perballe dy probleme: Bastoni ne dyshim dhe Sensi qe do te mungoje me siguri. Per sa i perket Dimarcos ai eshte ne dispozicion te plote.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, nese Bastoni nuk do te luaje, do te jete Dimarco ai qe do e zevendesoje dhe jo Kolarov.

Nderkohe, dyshimi tjeter i madh eshte ne sulm: do te luaje nga minuta e pare Dzeko apo Correa? Nga njera ane eksperienca dhe nga tjetra freskia dhe talenti i nje lojtari te ri si argjentinasi.

Ne kete moment Inzaghi ka dyshimin e forte per te hedhur ne fushe dy argjentinasit, por ende nuk ka vendosur.

Gjithesesi, sipas La Gazzetta dello Sport, formacioni i mundshem i Interit mund te jete ky me poshte e ku mund te perfshihet edhe Dumfries.

3-5-2: Handanovic, Dumfries, Skriniar, De Vrij, Dimarco (Bastoni ne dyshim), Perisic, Brozovic, Barella, Calhanoglu, Dzeko (ose Correa) dhe Lautaro Martinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.