Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaros: “Ja si eshte e verteta e marreveshjes Lautaro-Barcelona.”

Agjenti i Lautaros: “Ja si eshte e verteta e marreveshjes Lautaro-Barcelona.”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez tashme po monopolizon faqet e para te mediave te shkruara spanjolle prej shume javesh.

Mediat iberike kane treguar me shume se nje here per nje marreveshje te arritur ndermjet klubit katalanas dhe lojtarit.

Gjithcka behet fjale per nje transferim te mundshem te Lautaros ne muajt e veres ne Spanje.

Nderkohe, Interi nga ana e saj kerkon ne kembim pagesen e plote te klauzoles ose ndryshe nuk do te pranoje asnje oferte. Por per kete ceshtje, sot ka folur edhe agjenti i lojtarit, Beto Yaque.

“Lexoj pothuajse cdo dite keto lajme qe nuk e di se ku e kane bazen e tyre apo zanafillen, por qe vazhdojne te jene te shumta dhe kontradiktore ne ato qe thone.”

“Por di te them se per cdo gje qe gazetat po shkruajne keto dite per nje marreveshje te Lautaros me Barcelonen nuk ka asgje te vertete.”

“Kjo eshte e vetmja e vertete ne gjithe kete histori per Lautaro Martinez. Nuk ka asnje te vertete tjeter qe qendron. Mediat jane shume larg saj.”

Keto kane qene fjalet e Beto Yaque, agjenti i Lautaro Martinez per median italiane CittaCeleste.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.