Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

563 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Ekziston nje lojtar tek Interi qe mund te ndryshoje skuadren dhe te gjithe merkaton e Marottes!”

“Ekziston nje lojtar tek Interi qe mund te ndryshoje skuadren dhe te gjithe merkaton e Marottes!”
Inter Club Staff

E ardhmja e Interit do te varet totalisht nga Eriksen.

Ne fushe, por edhe jashte saj: sipas Tuttosport, shperthimi perfundimtar i mesfushorit danez, goditja e madhe e merkatos se Interit ne dimer, mund te ndryshoje totalisht fatin e zgjedhjeve teknike te Contes por edhe strategjite e merkatos se ardhshme.

NDRYSHIMI I MADH TAKTIK – “Eshte 3-5-2 ajo qe i ka dhene siguri dhe pike Antonio contes dhe kur te rikthehet te shohe djemte e tij te sterviten bashke, tekniku po mendon per nje ndryshim thelbesor.”

“Ai po mendon qe per Christian Eriksen, te kaloje nga nje 3-5-2 ne nje 3-4-1-2, pra duke luajtur me nje trekuartist te mirefillte.”

“Ne fund te fundit, Interi ka luajtur ne kete menyre disa here edhe ne fillim te sezonit kur Sensi ishte ne formen e tij me te mire.”

“Shpesh here Sensi levizte nga pozicioni i tij perkrah Brozovic per tu rreshtuar pas shpines se Lukaku dhe Lautaro.”

NDRYSHIMI I STRATEGJISE NE MERKATO – “Nese Eriksen do te rikthehet te beje Eriksen edhe tek Interi, duke u imponuar dhe duke shperthyer ne menyre perfundimtare, atehere nuk do te fitonte vetem skuadra e Contes por edhe klubi.”

“Kjo gje do te sillte qe Interi ta shikonte merkaton me nje sy tjeter. Me shperthimin e Eriksen, drejtuesit zikalter nuk do te benin me nje goditje te madhe ne mesfushe qe do te ishte keshtu e kompletuar, por ne radhe te pare do te mendonin per krahet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.