Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Alessandro Bastoni, cfare prapaskene me Manchester City: “Pep Guardiola arriti deri aty sa…”

Alessandro Bastoni, cfare prapaskene me Manchester City: “Pep Guardiola arriti deri aty sa…”
Inter Club Staff

Me sa duket sa me shume po afrohet merkato, aq me shume lojtaret e Interit te Contes jane ne qender te saj. 

Kjo mbase vjen edhe nga sezoni i mire qe po kalojne djemte zikalter, qe kane shkelqyer pothuajse ne cdo ndeshje.

Por diten e sotme Tuttosport eshte ndalur te nje prapaskene e se kaluares, dhe kane treguar se si Pep Guardiola ka levizur cdo gur per te arritur tek ai.

“Pep Guardiola te italiani shikon pikerisht ate qe i mungon ne mbrojtjen aktuale te Manchester City, ku ai ka investuar shume.”

“Pep eshte nje i fiksuar i mbrojtjes, dhe shifra marramendese e shpenzuar per kete repart ne te kaluaren e tregon me se miri kete.”

“Ai ne vere, por me se shumti ne janar ka tentuar qe te hape nje rruge komunikimi me Interin per blerjen e lojtarit ne merkaton e dimrit por Interi nuk ka dashur te degjoje asgje sepse ishte mesi i sezonit.”

“Marotta ka qene aq i vendosur sa per kete ceshtje as nuk ka marre mendimin e Antonio Contes, qe normalisht nuk do e lejonte kurre dicka te tille.”

“Ne ate pike, tekniku spanjoll nuk kishte cfare te bente por eshte dorezuar: talenti i lindur ne 1999 qendroi ne Milano dhe me te gjitha gjasat do te vazhdoje te qendroje. Me perjashtim te ndonje rasti nese City vjen ne Milanio me nje valixhe te mbushur me para dhe me nje oferte me 9 shifra.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.