Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, edhe Conte eshte perballur ashper me skuadren: ja cfare ka ndodhur dje ne Appiano

Inter, edhe Conte eshte perballur ashper me skuadren: ja cfare ka ndodhur dje ne Appiano
Inter Club Staff

Barazimi zhgenjyes ne shtepi ndaj Slavias se Prages ne ndeshjen e pare te Champions LEague nuk eshte pertypur nga Antonio Conte. 

Tekniku i Interit, sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, ka preferuar qe menjehere pas ndeshjes te kaloje naten ne Appiano Gentile per te luftuar inatin e asaj qe ndodhi por edhe per te luftuar zhgenjimin e nje ndeshje qe nuk duhet te perfundonte ashtu.

Menjehere sapo ka nisur dita e re, perpara stervitjes, ai ka marre te gjithe skuadren dhe ka folur me tone teper te renda perpara te gjitheve.

Ja cfare ka shkruar Corriere per kete: “Ka qene nje barazim qe per ekuilibrat e grupit duket si nje humbje.”

“Me siguri humori i Antonio Contes pas perfundimit te ndeshjes ka qene shume i keq, nder me te keqinjte.”

“1-1 ne Champions ka ardhur menjehere pas nje fitoreje te vuajtur ndaj Udineses me 11 lojtare ndaj 10 lojtareve ku zikalterit djersiten jo pak.”

“Mbase ajo ndeshje tregoi qe tek Interi dicka nuk shkonte, ndaj Slavias ishte ndeshja e dyte dhe nje fjale e urte popullore thote se “nuk ka dy pa tre”, por interistat shpresojne te mos ndodhe keshtu sepse e treta eshte derbi.”

“Keshtu, pasneser Interi do te perballet me Milanin ne nje derbi qe mund te jape shume pergjigje.”

“Conte pasi ka fjetur ne Pinetina per te luftuar nervozizmin, ka mbledhur skuadren dhe i ka folur shume ashper.”

“Ajo qe ka pare ne fushe te marten nuk i ka pelqyer aspak. Fare. Per me shume lojtaret per te kaluar veshtiresite filluan te luajne me topa te gjate, nje loje qe tranjeri i Interit e urren dhe qe shkon totalisht kunder ideve te tij.”

“Skuadra ne menyre shqetesuese nuk ka treguar aspak kthjelltesi ne menyren e lojes, ka treguar frike, sikur te ishte kthyer vite pas prapa apo tek ajo Inter-Empoli e vitit te kaluar.”

“Qetesia e munguar u pa edhe ne dhomat e zhveshjes pas perfundimit te ndeshjes me nje tension teper te larte edhe ndermjet disa lojtareve: nder ta Lukaku dhe Brozovic qe kane diskutuar edhe me njeri-tjetrin.”

“Rezultati i pare negativ i sezonit ka krijuar menjehere nje qark te shkurter tek Interi dhe dje Conte ka dashur ti shkunde te gjithe duke perdorur tone teper te larta, duke i terhequr vemendjen lojtareve qe jane pare me pak te perqendruar, atyre qe kane krijuar situata te kota por edhe atyre qe u pane ne fushe se kishin pak vetebesim.”

“Ai ka perdorur tone teper te forta dhe ka kerkuar qe te riktheje skuadren ne kembe sepse sipas tij, nje hap fals nuk mund te ndikoje dot tek nje sezon i tere.”

“Conte i ka theksuar te gjitheve se Slavia e Prages eshte pas shpines, nje fitore ne derbi mund te rregulloje cdo gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.