Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ALL IN ne merkato: “Drejtuesit kane rene te gjithe dakort, po bejne gjithcka per te blere nje TOP PLAYER ne mesfushe.”

Inter, ALL IN ne merkato: “Drejtuesit kane rene te gjithe dakort, po bejne gjithcka per te blere nje TOP PLAYER ne mesfushe.”
Inter Club Staff

Interi mblidhet sot ne Appianp Gentile per ti pergatitur por Conte nuk do ta kete skuadren e plote ne dispozicion.

Mungojne lojtaret e kombetareve, por mbi te gjitha, mungojne lojtaret qe jane shume afer ne merkato.

Gjithesesi, pertej zerave per Kolarov dhe Vidal, Conte ne mesfushe po pret dhuraten e madhe nga Suning.

“Impakti ekonomik i emergjences se pandemise ka sjelle nje situate “kujdesi ekonomik” nga ana e klubit zikalter.”

“Gjithcka ka nisur me braktisjen e pistes Tonali, por mund te ndodhe qe Interi te heqe dore edhe nga objektiva te tjere duke pare me kujdes bilancin.”

“Por nga Kante me sa duket, lojtari kampion bote, nuk mund te hiqet dore dhe do te tentohet gjithcka per te. Nje ALL IN i vertete si ne poker.”

“Emri i mesfushorit qe eshte qarkuar me te kuqe nga Antonio Conte eshte pikerisht ai.”

“Fiks si nje vit me pare kur ai rrethoi me te kuqe emrin e Romelu Lukaku dhe tani tekniku e shikon francezin si nje lojtar qe mund te beje Interin te beje kapercimin e madh.”

“Rreth tij mund te ndertohet e gjithe mesfusha, e gjithe skuadra. Ky ka qene edhe mesazhi i Contes ne takimin e fundit ne Villa Bellini.”

“Pastaj, normalisht qe ne liste ka qene edhe Vidal. Arturo do te jete, kjo vere “zjarri” te Barcelona ka ndihmuar Interin te afrohet me te ne nje operacion super low-cost.”

“Nuk do te jete keshtu per francezin nderkohe: Chelsea po ben nje rinovim me investime te cmendura, por ky nuk eshte nje lajm sepse dihet tashme.”

“Gjithesesi ata kerkojne te pakten 50 milione, para qe Marotta dhe Ausilio po mundohen ti mbledhin nepermjet shitjeve”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

“Eshte nje rruge e gjate, torturuese. Por Interi po mundohet me te gjitha menyrat per te bere bashke shumen me shitjet.”

“Nje rruge me direkte tek ai eshte ajo e shitjes se nje lojtari te madh, por deri me tani asnje oferte e tille nuk ka ardhur.”

“Kjo merkato eshte ne kerkim te ofertave ne menyre depresive dhe deri me tani, nuk ka shume levizje.”

“Por nga sot deri me daten 5 tetor, date kur mbyllet merkato, Interi nuk do te dorezohet sepse N’Golo vlen.”

“Ne sezonin e fundit te Lampard ai mund te kete shtuar dyshimet per dike, por kush ka pare ndeshjen Suedi-France te shtunen, e ka kuptuar se cfare vlere ka ai.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.