Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

619 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ANALIZE E THELLE E INTERIT TE CONTES – Cfare funksionon dhe cfare duhet permiresuar!

ANALIZE E THELLE E INTERIT TE CONTES – Cfare funksionon dhe cfare duhet permiresuar!
Inter Club Staff

Ndryshe nga viti i kaluar, Inter zhvilloi një pre-kampionat ndryshe për intensitet dhe rezultate – me të vetmin aspekt të përbashkët që ishte faza përgatitore me dyer të mbyllura, me Luciano Spallettin në Appiano Gentile dhe me Antonio Conten në Lugano.

Pre-kampionati i fundit u bazua në një seri ndeshjesh të luajtura çdo tre ditë për ti dhënë ritëm dhe për të mësuar skuadrën me rikthimin e angazhimit të dyfishtë Kampionat – Champions.

Këtë vit, përtej turneut 1 javor në Azi, Inter ka larguar miqësoret çdo shtatë ditë. Ndeshjet miqësore kanë dhënë ide pozitive dhe reflektime të cilat – edhe nëse marim parasysh që është futboll Korriku dhe Gushti – nuk mund të lihen mënjanë.

Më poshtë janë disa prova të kaluara dhe të ngeluara për përmisim nga këto ndeshje të para të Interit.

MBROJTJE SOLIDE – Mbrojtja e fillon sërish aty ku u la. Me numra në dorë, kundër Manchester United, PSG, Juventus, Tottenham dhe Valencia, Inter ka pësuar tre gola me aksion dhe dy me goditje të lirë,pra gjithsej pesë.

Duke marrë parasysh vlerën e skuadrave me të cilat përballej dhe revolucionin e kalimit nga mbrojtja me 4 në atë me 3, Conte mund të jetë i kënaqur. Për të qenë të sinqertë, Stefan de Vrij është ai që ka qenë më i suksesshmi, në qendër, ai dha më të mirën si në fazën e pozicinimit ashtu edhe në atë të parandalimit.

D’Ambrosio konfirmoi se ishte i dobishëm në fazën e mbajtjes topit, sepse ai është mësuar me daljet në krah dhe ishte i vetmi që luajti pothuajse gjithmonë. Në pritje të Godin, i cili në ndeshjen e vetme në të cilën luajti u provua djathtas në vend të D’Ambros, jemi gjithashtu kuriozë të shikojmë edhe përfshirjen e Alessandro Bastoni i cili është shumë elegant në lëvizje por që duhet marë pak muskuj për t’i bërë ballë sulmuesve të mëdhenj.

Blloku prapavijës është, veçanërisht kur edhe Milan Skriniar të rikthehet gjithashtu me kapacitet të plotë: në këto dalje të para ai luajti disa ndeshje të shkëlqyera (kundër PSG ose Juventus) ndërsa në të tjerat ishte në vështirsi, kundër Tottenham – goli erdhi nga një kundërsulm i Lucas që kalongjithë zonën e tij të mbulimit, duke i marë kohën – ose kundër Valencias.

METODA – Nëse ndeshja e parë kundër Manchester United ishte studiuese, nga ndeshja kundër Juventusit, Interi doli nga modeli vjetër i lojës se ngadaltë me pasa horizonale dhe filloi të luante një futboll të shpejtë, vertikal dhe – herë pas here – argëtues.

Agresioni i vazhdueshëm ndaj kundërshtarit gjatë fazës së mos majtjes së topit ishte perfekt, mbi të gjitha kundër bardhezinjëve të Sarrit dhe PSG: në të dy rastet, përshtypja ishte se Interi do ta drejtonte mbajtjen e topit nga kundërshtari sipas dëshirës, duke shfrytëzuar dobësitë e dy skuadrave në ndërtim e sipër duke vjedhur topin dhe nisur kundra sulme të shpejta.

Dy anësorët për të formuar linjën pesëshe të mbrojtjes dhe dy mesfushorët e krahut për të ushtruar presion janë një shenjë dalluese e Contes i cili është ende në kërkim të ekuilibrit të duhur, por që dha sinjale të qarta të shpirtit që dëshiron për këtë ekip.

Gjatë fazës së ndërtimit, qarkullimi nga linja fundore ishte gati tashmë nga Spalletti por Conte e përshpejtoi procesin duke e zgjeruar fushën edhe më shumë dhe duke përfituar nga disa parime të lojës pozicionale (siç bëri Italia e tij) për të krijuar dendësi dhe më pas duke fituar terren falë topave të gjat (kemi parë shumë prej tyre,nëse i numërojmë) që shpesh e nxjerrin lojtarin përballë portës (për shembull Perisic kundër PSG, dy herë).

Niveli i STEFANO SENSISensi erdhi nga Sassuolo, me dyshimin se mund të mos ishte prototipi ideal i lojtarit të Contes. Nga mungesat e shumta, ish-trajneri kombëtares italiane e futi menjëherë titullar – si në rastin e Politanos vitin e kaluar ose Skriniar dy vite më parë – 24 vjeçari u përgjigj me një seri ndeshjesh bindëse, me dy gola dhe disa prekje topi spektakolare.

Image result for sensi inter

Së bashku me Brozoviç ai ishte më i miri i Interit për vertikalizime, duke përfituar nga hapësirat mbrapa mesfushorëve kundërshtarë dhe duke ndihmuar të zhvillohej loja pa shumë vonesë. Futja pa top në zonë është një specialitet tjetër i CV që Sensi ka zhvilluar me De Zerbi te Sassuolo dhe përshtypja është se ka akoma shumë mundësi rritjeje.

Pozicioni i tij në fushë eshtë për tu parë: a do të përdoret kryesisht si titullar në mesfushë apo do të jetë rezerva e Brozovic, kur kroati duhet të pushojë?

Përshtypja e parë sugjeron që Sensi mund të jetë një plus i mëtejshëm në mesfushën e Interit, duke pritur të kuptojmë se si do të reagojnë Gagliardini dhe Vecino ndaj kërkesave të Contes. Mirësevjen, Stefano.

Rikthimi i CANDREVA – E vërteta është se në fund të sezonit të kaluar aventura e Antonio Candreva tek Interi dukej se kishte mbaruar. As kujdesi i Contes nuk dukej se ishte në gjendje të rigjallëronte një lojtar që dukej se kishte humbur në fushën e futbollit, taktikisht dhe mbase edhe teknikisht, duke pasur parasysh pamundësinë e aktivizimit dhe shënimit ne vazhdimësi.

Rikthimi me një skemë më të përshtatshme për të (e ka pruvuarme sukses 2 vite ne kombëtare me Conten), në të cilën ai mund të shpalosë të gjithë vrullin e këmbës së tij, sesa cilësisë së tij, ka bërë që ish-sulmuesi i krahut të.

Ai u paraqit mirë, shfrytëzoi hapësirën e lënë nga Lazaro i dëmtuar dhe bindi falë një serie ndeshjesh të suksesshme, një vrapimi të vazhdueshëm energjik dhe një seri manovrash ne fushën e lojës saktësisht sipas indikacioneve të Contes.

Aftësia për të përdorur topin në zona të ngushta, kontrolli me të parën drejt pjesës së brendshme të fushës dhe më pak ece-jake në fazën e kroseve janë përmirësime të tjera të vogla që Candreva i shfaqi në këto ndeshje të para.

Kundër Leçes që nga fillim do të jetë, tani i takon atij të tregojë që viti i kaluar ishte thjesht një kampionat i keq.

SULMI – Në mënyrë të pashmangshme, reparti I sulmit ishte më keqtrajtuari në fazën pre-kampionat,ku mungonin të gjithë interpretuesit kryesorë. Sebastiano Esposito ishte një oaz në shkretëtirë për mënyrën sesi u rrit nga ndeshja në ndeshje, për shpejtësinë e tij, vizionin dhe sigurinë e qëndrimit brenda ndeshjes gjatë gjithë kohës.

Për pjesën tjetër, gjëra të vogla. Dhe dalja e parë e dyshes(e papajtueshme?) Martinez-Politano nuk dha indikacione të mira, ndoshta edhe për faktin se ata të dy kishin pak fuqi në këmbë(i pari vinte nga pushimet e sgjarura pas Copa America, i dyti pas një dëmtimi).

Conte duhet të hyjë në laborator për të formuar dyshen e tij të përsosur, duke llogaritur se puzzles së tij i mungon akoma një pjesë. Ideja themelore e lojës së Contes është gjithmonë e njëjtë: një pykë që luan me shpinë nga porta kundërshtare, ajo vjen përballë mesfushës dhe ndihmon në zhvillimin e aksionit, tjetra(sulmuesi dytë) luan në përleshje me kundërshtarët, duke synuar të çajë mbrojtjen kundërshtare dhe duke hapur koridore pasimi.

Kush do të jenë titullarët e parë? 

PËRQËNDRIMI – Mund të duket e parëndësishme, por momenti kur Interi bllokohet është kur bie përqendrimi për të ruajtur rezultatin. Në secilën ndeshje kishte një kohë kur lidhjet mes reparteve dukeshin se mungonin ose distance mes lojtarve dukej e madhe, mbajtja e topit ishte bërë e rëndë sepse kishte një vështirësi të madhe në daljen me pasime për shkak të gabimeve madje edhe të voglae amatoreske.

Kjo varet mbi të gjitha nga Brozovic, por edhe nga pozicioni i krahëve: në disa raste Conte filloi menjëherë me krahët shumë lart në fazën e zotërimit të topit, por distanca në mesfushë mungontedhe në këtë mënyrë kundërshtarët mund të futeshin në hapësira boshe, të vidhnin top dhe të niseshin në kundërsulm.

E gjitha është çështje ekuilibri, detajesh. Sot fillon Serisë A për ne , Interi është akoma një kantier hapur por themelet janë të forta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.