Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,044 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Analize paraprake Inter-Roma – Cambiasso termometri. Alvarez po, Kovacic jo.

Analize paraprake Inter-Roma – Cambiasso termometri. Alvarez po, Kovacic jo.
Ardis
  • On 05/10/2013, 11:44

Ndeshja e trete e madhe ne kete fillim sezoni, gjithcka tjeter por jo e lehte per Interin. Mbas Juventusit dhe Fiorentines, sonte zikalterit do te perballen, gjithmone ne Meazza, te vrullshmen Rome te Rudi Garcia, e pare ne klasifikim me pike te plota. Nje sfide mbi te gjitha e komplikuar, duke njohur vlerat e kundershtarit.

TAKTIKA – Terheqja e Jonathan dhe, mbi te gjitha e Campagnaros, e detyrojne Mazzarrin per te rishikuar opsionet e ndeshjes persa i perket interpretimit. Tjeter gje eshte te besosh ne soliditetin e ish-trajnerit te Napolit, dhe tjeter gje eshte te shpresosh qe performanca e Rolandos te jete po aq e mire sa ajo e Triestes. Kunder nje Gervinho, Campagnaro do te ishte perfekt. Tashme e ka rradhen ish-lojtari i Portos per te frenuar lojtarin nga Bregu Fildishte. Ne vendin e Jonathan, do te vendoset Alvaro Perreira, me Nagatomon serish ne te djathte. Ne sulm, nga minuta e pare do te kthehet Rodrigo Palacio, me Alvarez mbrapa shpatullave te tij. Ka vetem nje dyshim, si gjithmone e mesfusha e krahut te majte: per momentin, Taider eshte ne avantazh te vogel ndaj Kovacic.

KUNDERSHTARET – Ne pamundesi te aktivizimit te Maicon dhe Bradley, Rudi Garcia do te konfirmoje 11-shen qe luajten kunder Bologna-s. Si zakonisht 4-3-3, pra, me Tottin pike referimi te avancuar dhe Torodis ne vend te ish-zikaltrit ne krahun e djathte. ne mes, tekniku francez do ti kerkoje nje sforco me shume per te mbajtur nje sy ndaj Alvarez, pa e prishur sigurisht fazen sulmuese te verdhekuqve.

RREZIKU – Kjo Rome ka arme te ndryshme me te cilat mund ti beje keq kundershtareve. Totti nuk eshte dicka e re, Gervinho eshte nje rrezik me shume ne mesfushe. Por mbi te gjitha syte tek Florenzi, vitin e shkuar ka shenuar dy here kunder zikalterve (si ne Milano ashtu edhe ne Olimpiko ne kompeticionin e Kupes se Italise). Dhe gjuajtjet nga larg, Benatia po e tregon veten me te sakte se ne te kaluaren: Ish-lojtari i Udineses vjen nga dy gola ne dy ndeshje, ajo kunder Sampdoria-s dhe Bologna-s.

KU DUHET GODITUR – Vetem nje gol i pesuar nga Roma per momentin, ai i Biabiany ne Tardini te Parma-s. Sot eshte e veshtire te gjesh nje pike te dobet ne sektorin mbrojtes te verdhekuqve, qe e kane rritur shumenivelin e kualitetit ne krahasim me vitet e kaluara. Thembra e Akilit, sic ndodh shpesh, mund te jete pika me e forte: mbrojtesit e krahut (terzini), qe shoqerojne aksionin sulmues duke krijuar superioritet numerik, duke e lene sektorin e mbrojtjes mbrapa shpatullave. Nje rrezik i llogaritur, sigurisht, por Mazzarri mund te kete arme sulmuese te cilat kundershtaret qe ka perballur Roma deri ne keto momente nuk i kane. Dhe keshtu, si asnjehere si sonte, shpejtesia e tranzicionit sulmues interiste mund te jete shume decizive.

SYTE MBI…Cambiasso-n. Cuchu po i mbyll gojen kritikuesve me performancat te nivelit te larte, Eshte e qarte, nqs i jepet suporti i duhur, argjentinasi ka akoma per te dhene ndaj kauzes zikalter. Sonte, dueli i tij me verdhekuqte do te jete edhe termometri i te gjithe ndeshjes. Nga Roma duhet pasur shume kujdes edhe ne pjesen mbrapa mesfushes, gjithsesi kujdes Cambiasson, qe ne te kaluaren e ka ndeshkuar formacionin e kryeqytetit. Per te mposhtur nje kundershtar qe ndihet i pamposhtur, te duhet qartesi dhe fame: Cambiasso do te kete nderin qe te karikoje ekipin me ide kolektive.

Formacionet e mundshme te ndeshjes Inter-Roma

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.