Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Andrea Ranocchia i ben te qajne te gjithe: “Te kam ndjekur, te kam dashur por edhe te kam mallkuar…”

Andrea Ranocchia i ben te qajne te gjithe: “Te kam ndjekur, te kam dashur por edhe te kam mallkuar…”
Inter Club Staff

Pas festes Skudeto, Andrea Ranocchia i ka besuar emocionet e tij nje postimi te gjate ne instagram ku ka prekur te gjithe popullin zikalter dhe jo vetem.

Mbrojtesi i Interit, qe eshte te zikalterit prej me shume se 10 vitesh, me ne fund ka kurorezuar endrren e tij dhe eshte shpallur kampion.

Keto kane qene fjalet e tij te bukura dhe prekese: “Te kam enderruar per shume vite me radhe. Kam besuar tek ty, gjithmone, edhe kur shume pak besonin por shume shpresonin.”

“Kam vrapuar drejt teje per vite me radhe duke tu afruar, duke te pare nga afer. Te kam admiruar dhe mallkuar por gjithmone, e perseris, gjithmone, kam vazhduar te vrapoj me te zezen dhe te kaltren veshur.”

“Te kam pritur. Pritje e gjate, ne disa momente shume e gjate, por nuk jam ndalur kurre. Gjithmone kam djersitur.”

“Shume kam qare, madje me shume nga sa duhej. Ne keto 10 vite kam takuar njerez dhe futbolliste te jashtezakonshem.”

“Miq, shoke, tranjere, e te gjithe ata qe, si zikalter, kane bere pjese dhe bejne pjese e Interit.”

“Te gjithe dhe e theksoj, te gjithe, kane qene te rendesishem. Me ju kam ndare te gjithe qenien time, gjithmone.”

“Pastaj 24, te mrekullueshmit 24 djemte, vellezerit, miqte, ju them qe ju dua, ju dua me te gjithe zemren time, sepse ate enderr aty… ju ma realizuat.”

Nderkohe, nder shume komentet e bukura poshte postimit te Andrea Ranocchias, ka spikatur edhe ai i Javier Zanettit: “Je i madh Andre. E ke merituar. Faleminderit nga zemra per te gjithe ate qe ke bere per neve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.