Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

409 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon detajet: “Sot takimi plot ankth Conte-Zhang: ‘Une qendroj tek Interi nese ju me…”

Inter, Gazzetta zbulon detajet: “Sot takimi plot ankth Conte-Zhang: ‘Une qendroj tek Interi nese ju me…”
Inter Club Staff

Pasi ka bere qe Interi te shpallet Kampione e Italise per here te 19, tashme ka ardhur koha qe ne tavoline te tregohen te gjitha kartat ne shtepine zikalter.

Keshtu, diten e sotme, me perjashtim te ndonje shtyrje te minutave te fundit, pritet edhe takimi i madh i Antonio Contes me Steven Zhang.

Aty tekniku do te kuptoje nese projekti ben akoma per te apo jo. Pra, do te merren vesh shume gjera per te ardhmen.

E pamundur qe te zhbalancohen palet, por maksimumi mund te merret ndonje sinjal, sinjale te cilat i derguar diten e djeshme zevendesi Crisitian Stellini.

“Duhet bere nje hap prapa dhe te niset gjithcka ne momentin kur Conte fillloi rrugetimin e tij tek Interi – ka thene ai -. Nje projekt trevjecar, qe tani duhet te vazhdoje, duhet te vazhdoje me patjeter.”

“Nga ana jone ka shume entuziazem per te vazhduar perpara. Por kur ke ne dispozicion nje tranjer te madh, edhe projektet duhet te jene te medhenj, te nje niveli te larte.”

“Shitja e lojtareve te medhenj? Mund te ndryshojne gjerat, por duhet te jete klubi qe duhet ta thote kete gje.”

“Jane zgjedhje qe i ben klubi. Ne nuk e dime se cfare do te ndodhe ne takim. Por sico qe te shkoje, klubi vendos te ardhmen e tranjerit.”

“Ideja e mbretit te ri te Italise, qe edhe pse nuk eshte shprehur me fjale dje, eshte e qarte tashme prej kohesh.”

“Ai deshiron te vazhdohet perforcimi i skuadres dhe te luftohet edhe ne Europe, jo vetem ne Itali sezonin e ardhshem.”

“Si fillim, nuk duhet te largohet asnje nga ata lojtare quhen si shtylla kurrizore e ketij Interi dhe qe jane shume te rendesishem.”

“Por, Conte do te jete shume i qarte me Presidentin: ‘Une qendroj, por duhet te me sigurosh qe Interi sheh per lart e jo per poshte’.”

“Me pas, do te jete Steven Zhang ai qe do duhet te gjeje argumentat e duhur per te arritur ne nje marreveshje.”

“Conte nuk ka deshire per tu ulur nga treni Inter. Por ne te njejten kohe deshiron te evitoje rreziku e nje vere me shitje.”

“Por a eshte e mundur qe Interi te kenaqe tranjerin e saj? Do ta marrim vesh shume shpejt. Shume shume shpejt”, e mbyll shkrimin e saj La Gazzeta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.