Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Antonello zbulon lajmin e papritur: “A e dini qe Interi per sezonin e ardhshem e ka gjetur qe tani se kush do te jete…”

Antonello zbulon lajmin e papritur: “A e dini qe Interi per sezonin e ardhshem e ka gjetur qe tani se kush do te jete…”
Inter Club Staff

I pyetur per Tutti Convocati, administratori i Interit, Alessandro Antonello, ka folur per disa tema te rendesishme qe kane te bejne me klubin.

PRONARET – Une po flas me deklaraten e presidentit tone: projekt afatgjate. Pertej thashethemeve, te gjithe po punojme per nje projekt afatgjate.

Projekti ka nisur shume vite me pare dhe Scudetto erdhi. Tani kemi nje vizion tjeter per nje projekt afatgjate ne kohe.

HAPJA E STADIUMEVE – “Jemi me mire sot, situata eshte permiresuar shume. Te kemi 75% te tifozeve ne stadium eshte e rendesishme dhe na mbush me gezim.”

“Ne urojme qe qeveria sa me shpejt te marre nje vendim te ri dhe te lere stadiumet te mbushen edhe 100%.”

BROZOVIC – “Klubi me i fort ne tratativat me lojtaret? Raporti qe kemi neve me lojtaret eshte shume i mire, duhet te njohim rezultatet e arritura ne dy sezonet e fundit.”

“Duhet njohur ajo qe djemte kane dhene per fanellen dhe cfare kane sjelle. Pandemia dhe situatat ekonomike ka ngadalesuar disa gjera, por eshte korrekte qe kur te ulemi ne tavoline, ta bejme kete ne menyre pozitive.”

“Brozovic eshte nje lojtar thelbesor per skuadren, duke pare kapacitetet e tij ai eshte nje lojtar strategjik per Interin.”

SPONSOR – “Ne nje periudhe ekstremisht te veshtire ne kemi arritur te sjellim tek Interi sponsorizime teper te rendesishme qe kane sjelle para per klubin.”

“Po firmosim marreveshje te rendesishme. Brandi i Interit eshte shume terheqes. Jemi teper besimplote qe do te gjejme partnere te tjere.”

“Sponsor fanelle ne sezonin e ardhshem? E kemi te sigurt. Kemi qe tani nje partner qe do te na mbeshtese. Kaq mund te them.”

SCUDETTO – Milan dhe Napoli jane te dyja shume te forta, kampionati eshte i luftuar. Uroj qe Interi te beje figura te mira dhe te luftoje deri ne fund per rezultatin me te mire te mundshem.”

SUPERKUPA – “Do te luajme ne Itali, ne San Siro, dhe ndeshja do te jete shume e bukur. Spektakel i garantuar. Do te jene te lumtur tifozet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.