Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 30, 2020

Scroll to top

Top

3,424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Icardi eshte i pashitshem. Joao Mario kushton shume. G.Jesus? Jemi edhe ne. Berardi? Jo e Sassuolo. Ne dalje…

Ausilio: “Icardi eshte i pashitshem. Joao Mario kushton shume. G.Jesus? Jemi edhe ne. Berardi? Jo e Sassuolo. Ne dalje…
  • On 11/07/2016, 17:18

Pas prezantimit zyrtar te mbrojtesit te ri zikalter Caner Erkin, ne konferencen per shtyp ne Riscone, kete here ka patur si protagonist drejtorin sportiv zikalter Piero Ausilio. Sigurishte qe u fol per merkato duke pare kaq shume emra qe kane dal nga media keto javet e fundit. Eshte folur edhe per shitjet, por dhe per te ardhmen e Mancinit. Ja intervista e plot e tij:

Kur do bashkohet Banega me skuadren?

“Kemi folur me trajnerin por eshte e drejte qe ti mare disa pushime. Ne ditet e ardhshme do vendosim nese do mund te vij ne USA ose direkt ne Appiano Gentile. Deshirojme qe ne fillim te gushtit te jene ne dispozicion te Mancinit te gjithe lojtaret”.


Cila eshte situata e Icardit pas zhurmes se madhe qe u be dje?

“Ajo qe ndodhi dje ishte shume e pavend. Duhet ta them qe ishte nje e diel e lezetshme dhe u argetova disi. Icardi ka rinovuar kontraten vetem 1 vite me pare, eshte kapiteni jone dhe eshte i pashitshem”.

Cfare duhet bere per te mare Joao Mario?

“Flasim per nje lojtar shume te zot, kushton shume dhe per momentin nuk ka asnje tratative. Po e ndjekim ashtu si shume lojtar te tjere”.

Si ndihet Mancini?

“Flasim cdo dite me misterin, oret e ardhshme do vendosim disa pika mbi i. Kjo merkato do jete e ndryshme nga ajo e sezonit te shkuar. Me Icardin jane gati 10-11 lojtar te pashitshem, e dim se cilet do mbajme. Do te levizim dicka por behet fjale per 2-3 lojtare. Jo me shume”.

Cilat jane te rejat per Gabriel Jesus?

“Na pelqen shume, por e duan shume skuadra dhe ka shume konkurence. Inter eshte ne gare. Te shohim nese do arrijme ta bindim qe te vij ne Milano. Disa klube e kane kontaktuar me para se ne, kjo na e veshtireson disi”.

Santon, Murillo dhe Juan Jesus: keta jane te shitshem, cfare mund te thoni per keta 3?

“Sigurishte eshte e drejte qe Davide te beje zgjedhjen e tij. Tratativa me Sunderland ishte e mbyllur por ne fund ndryshoj gjithcka. Ne kemi shume mbrojtesa krahu dhe ai si cdo lojtare ka nevoje te luaj. Persa i perket Jeison nuk ka asnje tratative. Ndersa per Juan kemi folur me Romen, te shohim cdo te ndodh”.

FcIN- Cfare ndodhi realisht me Berardi? Ka ndonje mundesi qe te vije tek Inter?

“Eshte hera e pare qe flas per Berardi. Kur kontaktuam Sassuolon eshte normale qe i kerkuam te lejonte deshiren e lojtarit. Por pergjigjia ishte negative, ketu mbaroj”.

Ka ndonje te re per Candreva?

“Nuk kemi formuluar akoma nje oferte. Lojtari na pelqen, nuk kemi folur kurre me Lazion e Lotitton. Ekonomikishte te flasim nuk eshte ne planet tona”.

Ka ndonje te re per rinovimin e Mancinit?

“Jam gjithmone ne 1 vite skadence me Inter, por vlen deshira per te qendruar tek Inter. E njejta gje vlen per Mancinin, nuk kemi probleme. Kontrata sherben vetem ligjerishte, po punone me gjith impenjimin e tij cdo dite”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.