Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bagnoli:”Interi ne rritje. Thohir? Moratti eshte Moratti…”

Bagnoli:”Interi ne rritje. Thohir? Moratti eshte Moratti…”
Donald Elmazi

Osvaldo Bagnoli ka dhene nje interviste te gjate per Tuttosport, tekniku i cili ka fituar nje kampionat historik ne krye te Hellas Verona ne sezonin 1984/85. Ish trajnerin e kane pyetur per Interin e Walter Mazzarrit ne prag te ndeshjes te se shtunes ne San Siro:

Bagnoli, e prisnit qe Verona te ishte perpara Interit pas 8 javesh?

“Mendoj qe cdo kush ne vendin tim do te thoshte qe eshte i surprizuar. Ne Verona ne prisnim te benim mire, por sinqerisht jo te ishim ne vendin e katert. Besoj qe edhe vete presidenti Setti apo tekniku Mandorlini mund ta imagjinonin kete fillim kampionati. Jemi te gjithe entuziaste, ndoshta qe ketej e tutje mund te jemi nje pengese e tmerrshme”.

Po Interi?

“Te jep pershtypjen qe eshte rritur nga viti i kaluar. Duket nje skuader tjeter qe rritet ndeshje pas ndeshjeje. Ne keta lojtare ka kualitet te shkelqyer, disa mund te kene nevoje per me shume kohe per tu ambjentuar ne nje ambjent aq te komplikuar sa ai zikalter, por une mendoj qe ky Inter nuk do t’i zhgenjeje tifozet”.

Mazzarri eshte trajneri i duhur per tu ringritur pas dy sezoneve negative?

“Aftesite e Mazzarrit njihen me kohe, ajo qe ka bere tek Napoli njihet nga te gjithe. Historia e tij tregon per te, por Interi eshte dicka tjeter dhe eshte e veshtire te thuash se do ta coje lart apo jo. E perseris, shikoj nje skuader ne rritje, por nuk e di ku mund te arrije”.

Po sipas jush zikalterit mund te luftojne per nje vend ne Champions?

“Kete eshte nje lufte e bukur. Une pervec Verones ndjek me kuriozitet edhe Romen sepse me pelqen shume Totti dhe ne kete moment klasifikimi i favorizon verdhekuqte: luajne mire, kane kualitet dhe pas 8 fitoresh radhazi nuk mund te fshihen me. Me pas eshte Juventusi, gjithmone e forte dhe Napoli qe po e konfirmon veten. Fiorentina me duke nje surprize e bukur: violave u duhet bere nje kompliment sepse kane besuar tek Rossi ku pas dy vjet demtimi e ka rigjetur veten. I vetmi zhgenjim i sotem eshte Milani, por do te ngrihen”.

Per t’iu marre nje mendim, Mazzarrit i duhet te beje dicka te madhe per te arritur podiumin…

“Shikoni, un gjithmone nuk i gjykoj shume trajneret. Them gjithmone qe diferencen e bejne shoqerite”.

Atehere: si e vleresoni vendimin e Morattit per te shitur Interin nje Indoneziani?

“Eshte nje pyetje e bukur. Me te gjithe respektin per Thohir dhe ata qe e shoqerojne, per ne Italianet Moratti eshte Moratti. Duhet te shohim se cdo te bejne pronaret e rinj: kush jane? Cfare qellimesh do te kene? Per te fituar duhet nje shoqeri e forte, keshtu qe… Me pas vjen grupi i skuadres”.

Eshte grupi i Verones si ai fitues qe kishit ju?

“Ndal, mos bejme krahasime. Duhet te rrime me kembet ne toke: mund te arrijme shpejt 40 piket me pas te shohim. Ne futboll ka nje diference nga e thena ne te bere keshtu qe lindin probleme”.

Cfare ju pelqen nga kjo Verona?

“Skuadra luan mire, edhe pse mungojne disa pika kyce si mbrojtrat qendrore titullare. Do te thote qe eshte bere nje pune e mire. Mbi te gjitha ka te rinj interesante dhe te vjeter qe kane akoma per te thene”.

Si Toni.

“Eshte marre pikerisht per te ndihmuar te rinjte, per te trasmetuar nje fare mentaliteti. Me thone qe pervec se eshte nje lojtar i mire, eshte edhe nje person me principe te medha”.

Jorginho i pelqen gjysmes se Europes.

“Per ne nuk eshte nje surprize. Apo me mire, qe ne serie B e dinim se sa vlente, por asnje nuk e priste kete impakt ne serie A. Djaloshi ka kualitete te medha, por presim ta rrisim me shume”.

Sa merita ka Mandorlini?

“Sic ju thashe, nuk me pelqen te flas per koleget e mi. Them vetem qe e ka marre kete skuader ne Serie C kur po binte dhe ne dy vjet e gjysme e ka sjelle ne Serie A. Bravo atij dhe shoqerise: Setti eshte nje person serioz”.

Bagnoli si mbaron Inter-Verona?

“Kur trajnoja i thoja gjithmone kundershtareve te mir para ndeshjes: ‘Le te fitoje me i miri’ “.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.