Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

386 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Banega i kerkon falje Contes nje muaj me vone dhe zbulon detaje nga zenka: “I kerkoj shume falje Contes. Ishte nje moment i veshtire…”

Banega i kerkon falje Contes nje muaj me vone dhe zbulon detaje nga zenka: “I kerkoj shume falje Contes. Ishte nje moment i veshtire…”
Inter Club Staff

Ever Banega eshte larguar nga Sevilla pasi ishte rikthyer tre sezone me pare kur ai u largua nga Interi per tu rikthyer ne Spanje.

Mesfushori, nga sezon i ardhshem do te veshe fanellen e klubit Al-Shabab dhe eshte larguar si nje fitues i Europa League nga Sevillla.

Gjithesesi, gjate konferences per shtyp, argjentinasi eshte prekur teksa pershendeste klubin dhe shoket e skuadres qe tashme eshte ish-skuadra e tij.

Nderkohe, ai eshte ndalur edhe tek ajo qe ndodhi me Conten ne finalen e Europa League dhe eshte shprehur i penduar.

Ai ne ate rast kishte tallur Conten per paruken gjate ndeshjes duke nxitur shperthimin e ketij te fundit.

Por per ate rast, lojtari mendon se e ka ekzagjeruar dhe ka kerkuar falje publike duke e pranuar keshtu publikisht.

“Ka qene nje moment i nxehte i ndeshjes. I kerkoj shume falje Contes nese eshte bezdisur nga ajo qe kam bere.”

Kujtojme se gjate ndeshjes Banega ishte afruar tek Conte dhe i kishte thene: “Nuk kam gje, doja te shikoja vetem nese parukja eshte e vertete”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.