Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

147 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barella del perpara mediave per te kerkuar falje, ja fjalet e tij: “Ne Madrid kam bere nje gabim te madh: zgjodha te…

Barella del perpara mediave per te kerkuar falje, ja fjalet e tij: “Ne Madrid kam bere nje gabim te madh: zgjodha te…
Inter Club Staff

Diten e sotme Nicolo Barella ka dashur te dale perpara mediave dhe te flase e te kerkoje falje per ate qe ka ndodhur ne Madrid.

Lojtari zikalter ka zgjedhur ta beje kete me nje interviste te shkurter per Sport Mediaset ku ai ka folur edhe per episodin e Madridit.

“Ka qene nje shtyrje e qellimte. Une e ndjeva. Me vjen keq, sepse ne Madrid kam bere nje gabim te madh une qe reagova ndaj nje provokimi.”

“Mund ta kisha evituar dhe mund te mos kisha reaguar ashtu por mund ta kishte evituar ate shtyrje edhe Eder Militao.”

“Gjithesesi une kam kerkuar falje menjehere. Kam folur me vete Militaon dhe me arbitrin. Kam kerkuar falje menjehere.”

“E ndjeva se duhet te kerkoja falje pertej asaj qe ndodhi. Pastaj nese do te kene kenaqesine qe te me japin vetem nje jave skualifikim do te jem shume i lumtur.”

Barella me pas flet edhe per mundesine reale qe ai ka per tu bere kapiteni i ardhshem i Interit ne sezonin e ardhshem.

“Te luash tek Interi eshte gjithmone nje krenari e vecante. Kapiteni i Interit tani eshte Samir Handanovic dhe e meriton. Une jam thjesht nje djalosh qe kerkoj te jap maksimumin per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.