Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

219 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare fjalesh nga Barella: “Inzaghi na ka dhene qetesi pas dy viteve me Conten qe kane qene teper…”

Inter, cfare fjalesh nga Barella: “Inzaghi na ka dhene qetesi pas dy viteve me Conten qe kane qene teper…”
Inter Club Staff

Ka qene nje dite intervistash sot per Nicolo Barella, i cili eshte ndalur fillimisht te Sport Mediaset dhe me pas ka folur edhe per Sky Sport.

Eshte folur qe nga rinovimi i tij deri ne 2026, por edhe per impaktin qe Inzaghi ka pasur ne pankinen e Interit keto kohe.

“Inter me ka treguar gjithmone besim ne drejtimin tim. Edhe perpara rinovimit. Jam shume i lumtur qe u gjet nje marreveshje.”

“Shpresoj te jene te lumtur edhe tifozet per zgjedhjen time per te rinovuar. Dua ti falenderoj ata dhe klubin qe me kane mbeshtetur gjithmone.”

Ish-lojtari i Cagliarit nderkohe nuk deshiron te flase per ceshtjen e shiritit te kapitenit: “Eshte Samir Handanovic dhe Ranocchia, lojtare qe kane kaluar tek Interi momente te veshtira dhe tani po shijojne momentet e mira.”

“Eshte e drejte qe ata te shijojne momentin si kapiten dhe jam shume i lumtur me ndihmen e tyre.”

Nderkohe, nuk mund te mos flitet edhe per kartonin e kuq te Bernabeu: “Me vjen keq sepse, duke pare skenen, eshte nje skene qe sme pelqen.”

“Ka qene nje reagim i keq, edhe pse Militao me shtyu tek muri i kartonave publicitare. Mund ta kishim evituar te dy.”

“Une gabova. Kerkoj falje te gjitheve sepse lash skuadren me 10 lojtare ne nje moment te veshtire ne nje ndeshje te rendesishme.”

“Ndeshja ndaj Real na le nje bindje se ne shkuam ne Madrid per te bere rezultat dhe u denuam vetem nga pasaktesia perpara portes.”

“Na takonte neve te futeshim ne ndeshje dhe nuk e beme. Gjithesesi, jemi te bindur per aftesite tona.”

Meqe jemi te besimi, flasim pak per dy vitet e Contes qe kane lene prapa nje vlere te madhe: “Ajo qe kemi perjetuar ne vitin e shkuar na ka dhene besim te madh.”

“Kemi nje Scudetto ne gjoks, kemi mesuar nga gabimet tona. Pastaj misteri (Inzaghi) na ka dhene dicka me shume, mbase qetesine, mbase eshte ajo qe na ka ndihmuar pas dy viteve shume intensive dhe te veshtira qe na kane dhene shume kenaqesi.”

Flitet edhe per raportin Barella dhe Brozovic: “Nje sard dhe nje kroat bashke… nje barsalete e vertete per kedo.”

“Miqesia ka lindur sepse Brozo eshte nje njeri i vertete, i sinqerte gjithmone, e gjejme veten ne shume gjera. Kemi krijuar nje lidhje te forte, kenaqemi shume bashke.”

Barella flet edhe per Kombetaren: “Jemi Kampione te Europes dhe keshtu te tjeret duhet te shqetesohen per neve.”

“Ka qene nje moment kur topin nuk donte te futej dhe tani do te provojme te shkojme ne Boteror me Kualifikueset.”

Ne fund, vjen edhe momenti i lojes kur Barella duhet te zgjedhe nje vere per cdo objektiv personal:

“Do te me pelqente te shenoja 10 gola sepse kam kohe qe nuk shenoj. Nje gol kunder Cagliarit? Mund te dua nje gol tjeter.”

“Kur kam shenuar vjet ndaj tyre, kam kerkuar direkt falje. Ne fund, duke pare qe dua te harroj ate qe ndodhi me Realin, po porosis nje super vere per nje assist qe kam bere vjet ndaj Real qe ka qene shume i bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.