Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,221 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Benevento-Inter, ja formacioni i mundshem i Interit: Conte ndryshon totalisht skemen? Nga minuta e pare pritet edhe Arturo Vidal!

Benevento-Inter, ja formacioni i mundshem i Interit: Conte ndryshon totalisht skemen? Nga minuta e pare pritet edhe Arturo Vidal!
Inter Club Staff

Pas fitores ne minutat e fundit me Fiorentinen, ku shume tifoze zikalter rrezikuan infarktin, Interi po pergatit ndeshjen e radhes.

Zikalterit do te perballen te merkuren me skuadren e Beneventos, te sapo ngjitur ne Serie A. Kjo ndeshje do te luhet ne transferte ne fushen e ketyre te fundit.

Benevento vjen nga nje ndeshje shume e mire ndaj skuadres se Sampdorias ku ata arriten te kthejne nje rezultat 0-2 ne disavantazh ne 3-2.

Kjo sa per te thene se Interi nuk duhet ta nenvlerresoje aspak kundershtarin qe do te kete perballe.

Por ne kete ndeshje, Antonio Conte pritet te beje disa ndryshime thelbesore edhe ne formacionin zikalter.

Ai ne radhe te pare do te gjeje ne dispozicion nje gjigand si Stefan De Vrij, qe rikthehet keshtu pas skualifikimit nje javor qe ishte trashiguar qe nga sezoni i shkuar.

Ne te majten e tij do te luaje Bastoni, ndersa ne dyshim mbetet krahu i djathte.

Duke pare zerat ne rritje per sa i perket Skriniar, ai mund ti lere perseri vendin D’Ambrosios duke qene se Kolarov nuk mund te luaje dot ne te djathte.

Ndryshme te tjera thelbesore edhe ne krahun e djathte, ku Achraf Hakimi pritet te zere vendin e Ashley Young nga minuta e pare ne krahun e djathte.

Nderkohe, ne krahun e majte pritet te luaje pikerisht anglezi duke ulur keshtu ne stol kroatin Ivan Perisic.

Por ndryshimi i madh pritet te ndodhe ne mesfushe, aty ku Conte pritet te ule ne stol Eriksen dhe te fuse nga minuta e pare Arturo Vidal.

Kjo do te sjelle keshtu edhe ndryshimin e skemes nga ana e tranjerit zikalter qe do ta ktheje skuadren ne nje 3-5-2 te paster.

Ne sulm duke pare ndeshjet e ngjeshura, mund te kemi nje surprize te vogel gjithashtu.

Sanchez ka shanse te mira ta nise nga minuta e pare duke rivalizuar per nje bluze titullari me Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Gjithesesi, lojtari me i predispozuar per te mos luajtur ne sulm ne rast se Conte vendos te luaje me Sanchez, eshte Lautaro Martinez.

Kjo sepse Romelu Lukaku shihet si nje i ‘paprekshem’ per shkak te karakteristikave te tij unike ne repartin e avancuar zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.