Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

673 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet avokati Ledure qe beri te mundur gjithcka: “Do ju zbuloj cdo gje per Lukaku-Inter: nuk eshte e vertete qe ai…”

Flet avokati Ledure qe beri te mundur gjithcka: “Do ju zbuloj cdo gje per Lukaku-Inter: nuk eshte e vertete qe ai…”
Inter Club Staff

Vetem nje dite pas zyrtarizimit te Romelu Lukaku tek Inter, avokati i belgut, Sebastien Ledure, nje nga mendjet e ndritura te ketij operacioni, ka dhene nje intervistete rendesishme.

Ai ka folur per L’Avenir, ku ne nje fare menyre ka zbuluar nje mal me prapaskena rreth kalimit te Romelut ne Milano.

“Nga sa kohe e njoh Lukakun? Prej pothuajse pese vitesh, fale mamase se tij. Ajo filloi te kishte disa pyetje dhe per kete ka folur me nje shoqen e saj qe ka qene edhe mikja ime”.

E keshtu jemi vene ne kontakt. Jemi takuar disa here ne Hotel Steigenberger, pastaj ka vendosur te me prezantoje djemte e saj.”

“Dalengadale ka fituar besim edhe Romelu. Ai kishte vendosur qe te largohej nga agjenti Mino Raiola per Federico Pastorello”.

“Gjithesesi, Romelu nuk ka preferuar qe ta perfshije Pastorellon ne kete operacion per rikthimin tek Interi sepse nuk ka dashur te kete nje konflikt interesi duke pare mardheniet qe agjenti Pastorello ka me Chelsean”.

“Ai nuk donte qe te kishte ndalesa apo veshtiresi te teperta ne nje nga operacionet me te veshtira te futbollit te sotshem”.

Por a ka qene vertete nje tratative kaq e veshtire?

“Pyetja ishte: a mundet qe nje lojtar i shitur per 115 milione euro te kthehet te i njejti klub ku ishte, por keta te fundit nuk kane para per ta paguar aq sa duhet?”

“E per me shume, duhet te percaktohet se gjate kalimit te vitit te kaluar, raportet mes ish-drejtuesve te Chelsea dhe drejtuesve te Interit kane qene teper te tendosura”.

“Sot per sot, nese Chelsea nuk do te kishte ndryshuar pronar, dyshoj fort se ky operacion mund te ishte bere dot”.

Me pak fjale, pa luften ne Ukraine, Lukaku sot nuk do te ishte tek Interi.

“Mbase po, por eshte vetem dicka per te nxjere ndonje titull nga kjo histori. Ne do te kishim gjetur nje zgjdhje me siguri, por do te kishte qene edhe me e veshtire”.

Ka pasur nje rol edhe Roc Nation, kompania amerikane e Jay-Z qe menaxhon interesat komerciale te Lukakut, De Bruyne dhe Witsel?

“Po, ne kuptimin se ata e njohin shume mire pronarin e Chelsea dhe kjo ka thjeshtuar shume aproach qe kemi pasur. Ka qene me shume nje american aproach ne kete ceshtje”.

Kontaktet e para kane nisur qe prej intervistes se famshme te Lukakut ne Sky Italia me 31 dhjetor? Atehere kur ai tregonte se ishte i pakenaqur te Chelsea me drejtimin e Tuchel?

“Jo… Ajo interviste qe ai e ka nxjere nga zemra, mbase ka qene e gabuar, jo oportune. Ka qene nje iniciative qe nuk do ta bente me.”

“E ka menduar dhe e ka bere vete. Ka marre direkt pasojat per pjesen e mbetur te sezonit, sepse ka ndikuar cdo dite tek ai dhe te puna me Chelsea”.

“Por me ka thene qarte se duke qene se eshte 29 vjec, dhe se eshte ne majen e karrieres se tij, nuk mund te humbiste me nje vit tjeter”.

“Nuk eshte ndonje sekret qe ai nuk kishte ate feeling qe duhej me tranjerin e tij. Gjithesesi, tratativat kane fillur vetem ne fund te sezonit me Interin, jo me pare”.

Sa udhetime ke bere nga Londra ne Milano dhe ne kthim?

“Disa kam bere ne maj dhe ne qershor, por pjesa tjeter eshte bere me telefon ose me videkonferenca”.

“Ka qene nje tratative ku duhet te ecej perpara hap pas hapi, duke i vendosur detajet njera pas tjetres ne menyre inteligjente”.

“Nese duhet te vendosej te ecnim me hapa prej gjigandi, duhet te vendosnim hapat me siguri dhe efikasitet. Duke respektuar edhe ndjeshmerine e paleve”

Me pak fjale, ti kishte nje kontakt direkt me Romelu? Apo ai ishte i perfshire direkt?

“Sigurisht. Une kam shkuar ta takoj perpara se te nisej me pushime. E dinte gjithcka ai, ka marre pjese ne cdo takim te rendesishem”.

“Ne filozofine time, kur perfaqesoj nje lojtar, per mua ai duhet te marre vesh gjithcka. Pse jo, te jete aty”.

“Ka nje transparence totale. Eshte ai ne kontroll te situates”.

A ka hequr dore nga dicka lojtari nga ana financiare per te arritur kete marreveshje?

“Po. Por shume me pak nga sa thote shtypi. Kam lexuar se Lukaku ka hequr dore nga gjysma e rroges se tij, por nuk ehste e vertete”.

“E verteta eshte se ai do te jete lojtari me i paguar ne Serie A. Te gjithe palet kane leshuar ne menyre inteligjente ne kete tratative”.

“Detyra jone ishte te merrnim marreveshjen me te mire per klientin tim, jo per Chelsea apo per Interin. Neve na paguan Romelu, jo klubet”.

Po cmimi i huazimit total prej 8 milione eurosh, eshte korrekt?

“Duhet te pyesni klubet per kete, por eshte nje cmim qe shkon per shtat me cilesite e lojtarit ne kete moment”.

Nuk ka pasur klube te tjera qe donin ta blinin perfundimisht qe u largua ne huazim?

“Ekzakt, ka pasur klube te tjera por nuk dua te permend emra. Por keto sondazhe nuk kane qene asnjehere serioze sepse Romelu ka vendosur shume shpejt se donte vetem Interin”.

“Ai ka folur shume here me tranjerin Simone Inzaghi, kishte bere njesoj edhe me Antonio Conten perpara se te firmoste per Interin ne 2019. Ai keshtu funksionon”.

A nuk eshte negociuar nje klauzole per blerjen? Nje rikthim te Chelsea ne qershor 2023 eshte i mundur?

“Ai ka edhe tre vite kontrate me Chelsea. Por asnje nuk mund te thote dicka ne kete moment se cfare do te ndodhe”.

Gjeja e fundit: Romelu ka thene shpesh se ka qellim te rikthehet te luaje nje dite per Anderlecht. Do te ndodhe?

“Ma ka thene edhe mua, por nuk ka fiksuar asnje date. Duhet te shohim kushtet kur te vije momenti dhe atehere do te shohim cfare do te ndodhe”.

“Por eshte nje ide qe ai e ka pasur gjithmone. Nuk njoh asnje lojtar te vendosur si Lukaku ne futboll. Kur ai merr nje vendim, pak persona jane ne gjendje ta bejne te nderroje mendim”.

“Eshte nje fanatik i futbollit. Kjo shpjegon se pse eshte ndjere i pa lumtur te Chelsea kete sezon: Romelu ka nevoje te shprehe pasionin e tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.