Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

974 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Te mirat dhe te keqijat e Mazzarrit: ka ditur te mbaje freret, por…

SKY – Te mirat dhe te keqijat e Mazzarrit: ka ditur te mbaje freret, por…
Xhorxh Gellci

Te mirat dhe te keqijat e Mazzarrit. Ka folur ne Sky Silvia Vallini duke u nisur nga diferenca mes te djeshmes dhe te sotmes, mes asaj nate dhe Madridit – kur ne fushe zbriten 30 persona per te festuar, duke perfshire edhe magazinieret- dhe te dieles ne mbremje, kur Inter nuk “zbriti” fare ne fushe. Dhe ne momente si keto, ai qe mban pergjegjesine eshte ai qe merr edhe te gjitha akuzat. “Tekniku zikalter ka ditur te kontrolloje skuadren ne momentin me delikat, kur ka qene kalimi i shoqerise nga Moratti ne Thohir, por ne kete kampionat nuk ka mundur asnjehere asnje nga skuadrat e kreut dhe mendohet se nuk e karikon skuadren aq sa duhet, dhe duket se preferon lojtare qe jane ne gjendje te karikohen vete, por duke gabuar, ne baze te rezultateve. Shpeshhere loja e skuadres ka qene e parashikueshme, pa asnje surprize. Por harrohet rendimenti i mire i disa lojtareve qe nje vit me pare kane qene shume te kritikuar: Jonathan dhe Alvarez, qe ne pjesen e pare te kampionatit kane bere shume mire. Por ka edhe lojtare qe kane patur probleme, si Ranocchia, qe u harrua per nje kohe te gjate dhe pastaj u kthye ne skuader, dhe Kovacic qe ka vetem 4 ndeshje qe u kthye ne skuader. Nje i ri, fjale kjo qe krijon shqetesim: Mazzarri eshte i pershtatshem per ambjentin zikalter? Presidenti Thohir ishte i bindur disa dite me pare, donte te konfirmonte trajnerin per t’i dhene vazhdimesi projektit, te ndryshosh tani do te thote te fillosh nga fillimi: por gjithcka do te varet nga keto dy jave te fundit.” perfundon gazetarja. Mesa duket, Europa League do te jete themelore per te ardhmen e teknikut dhe te skuadres interiste.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.