Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

383 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe (Marotta) Masterclass

Beppe (Marotta) Masterclass
Inter Club Staff

Ne kete sesion merkatoje praktikisht nuk kishte ndodhur asgje deri shume pak dite me pare.

Kishte pasur ndonje levizje te vogel, ndonje huazim te Satrianos te Brest ne France qe per hir te vertetes dihej prej kohesh.

Kishte pasur disa vizita mjekesore surprize te Onana. Me pak fjale, pothuajse nuk kishte pasur fare levizje.

Shume nderkohe koshin qene thashethemet, per ndonje marreveshje te supozuar, por asnje nga keto operacione nuk shkoi ne port.

Shikoni rastin e Kostic per shembull, se sa shume u perfol dhe se si asgje nuk u be realitet me pas. Ideja eshte kjo, por normalisht nuk eshte se ka qene nje nga sesionet me te gjalla.

Por vetem ne pak dite (ne nivel zyrtar dhe mediatik), ka ndryshuar cdo gje. Sensi, qe pas disa ditesh reflektim pas demtimit te Correa, do te zbarkoje ne Genova.

Inter kishte dashur te kuptonte deshiren e tij por kishte dashur te bente edhe disa llogari per shkak te demtimit te argjentinasit.

Por mbi te gjitha, ajo qe surprizoi te gjithe ishte goditja Gosens dhe me pas edhe ajo Caicedo qe pritet te mbyllet sot.

Lojtari i krahut ish-Atalanta tashme, bashke me Perisic, eshte ndoshta me i miri ne bote ne rolin e tij ne skemen 3-5-2.

Nese mendoni nje tjeter per kete skeme, veshtire se mund te mendoni per dike me te mire ne krahun e majte.

Sigurisht, sot duhet qe te rekuperohet nga demtimi i pesuar, por sot per sot, te pakten ne leter, duke qene se asnjeri prej nesh nuk eshte mjek, krahu i majte i Interit ne kete moment eshte nje nga me te mirat ne bote.

Eshte e drejte qe te ekzaltohemi per ardhjen e gjermanit, por pa harruar edhe Ivan, qe ka qene gjithmone vendimtar si me Kroacine kur doli nenkampion Bote, si ne Tripleten e Bayern, e si ne aventuren e tij tek Interi.

Nderkohe, kapitulli Caicedo: nuk eshte nje fenomen, nuk do te jete kurre. Por eshte nje lojtar qe vrapon, lufton dhe shenon.

Karakteristika qe cdo tifoz do te donte per futbollistet e skuadres per te cilen ben tifo. E ky lojtar i ka keto.

Jane goditje te rendesishme me pak fjale, qe normalisht rrisin nivelin kualitativ por edhe sasine ne skuadren e Interit.

Jane marreveshje te mbyllura pothuajse ne sekret te plote dhe qe jane mbyllur me kushte teper te favorshme per Interin.

Merita normale eshte ne radhe te pare e Giuseppe Marotta ku asnje nuk ka me asnje dyshim qe eshte drejtuesi me i mire italian.

Pa asnje pse e pa asnje pikepyetje. Eshte ai dhe pike. Qe prej dites kur u largua nga Juventusi keta te fundit nuk kane qene me te njejten, ndersa te Interi eshte bere nje pasterti nga themelet dhe nje revolucion total.

Rezultatet e sotme jane ne syte e te gjitheve. Po flasim per ato sportive por jo vetem ato.

Ne rrjetet sociale shkruajne Beppe (Marotta) Masterclass. Une, personave me te medha se vetja i drejtohem me ‘ju’.

Por kesaj radhe populli i rrjeteve sociale ka qelluar ne shenje. Titulli dhe kapaciteti eshte nje perfect match.

Gjithesesi, sido qe te shkoje, sepse ne futboll asnjehere si dihet, komplimenta Beppe Masterclass per kete pune te bere absolutisht ne menyre te jashtezakonshme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.