Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

757 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Beppe Marotta zbulon gjithcka: “Doni te verteten? Ja cfare po ndodh me Brozovic dhe Perisic. Te dy ata kane…”

Beppe Marotta zbulon gjithcka: “Doni te verteten? Ja cfare po ndodh me Brozovic dhe Perisic. Te dy ata kane…”
Inter Club Staff

Pak perpara ndeshjes Roma-Inter ka folur edhe administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta, i cili per mikrofonat e DAZN ka prezantuar ndeshjen e luajtur sot ne Olimpico.

Por ai nder te tjera ka zbuluar dicka shume te rendesishme edhe per te ardhmen e Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic.

Moment i vecante dhe pozitiv per Interin. Ku mendon se ka rreziqe sot?

“Pres nje ndeshje me veshtiresi. Pertej emrit dhe ambientit, Roma edhe pse ka mungesa ka nje skuader kompetitive.”

“Shpresoj qe te kemi te bejme sot me nje spot te bukur te futbollit te Italise. Uroj qe te vazhdojme edhe me fitoret nderkohe.”

Dhuratat e Krishtlindjeve perfekte mund te jene rinovimet e Brozovic dhe Perisic?

“Dinamikat bejne pjese e axhendes se perditshme te Interit. Une dhe Ausilio kemi pasur kontakte te shpeshta me dy lojtaret, e pranoj.”

“Doni te verteten? Ky grup meriton te konfirmohet i gjithi, por ne jemi te perqendruar tek kampionati dhe Champions njehere.”

“Nese lojtaret e Interit (Brozovic dhe Perisic) kane deshire te qendrojne dhe kane vullnet te rrine tek Interi, marreveshja do te gjendet shume shpejt. Ne duam ti mbajme te Interi.”

A ke menduar per Mourinhon per nje nga skuadrat e tua ne te kaluaren?

“Jo sepse fati yne nuk eshte kryqezuar kurre. Kur ka qene per te vendosur per nje teknik ai ka qene i zene gjithmone.”

“Kam stime te madhe per nje teknik fitues si ai, ka arritur suksese te medha. Por le te themi se per Interin ai perfaqeson nje vit te paharrueshem. Nje nga momentet me te pabesueshem te historise sone si Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.