Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

2,628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi e pranon: “Do te me qante zemra nese Inter do te shiste kete lojtar. Perpara Dybala do blija direkt…”

Bergomi e pranon: “Do te me qante zemra nese Inter do te shiste kete lojtar. Perpara Dybala do blija direkt…”
Inter Club Staff

“Duke pare aspektin teknik, eshte shume mire per kampionatin tone. Mendo, Ibra, 41 vjec, perpara demtimeve, ishte ende deciziv.”

“Romelu eshte 28 vjec, ka te njejten gjatesi sa Zlatan, eshte me i shpejte, di te beje shume keq ne fushe te hapur.”

“Inter kete vit ka luajtur nje futboll shume te bukur, por ka munguar nje lojtar qe me shpejtesine e tij te mbante skuadrat kundershtare me prapa.”

“Ne kete menyre do te linte me pak hapsira edhe Inter prapa. Kjo ka qene ajo qe ka munguar per Interin kete sezon.”

Keshtu e ka nisur mendimin e tij Bergomi, qe ka vazhduar edhe me tej: 

“Te merrej perseri Lukaku pas vetem nje viti per keto shifra qe po lexojme, do te ishte nje mrekulli. Por e shoh shume te veshtire.”

“Per mua Lukaku eshte perfekt per lojen e Inzaghit. Ai e ka pasur Lukaku vetem per pak dite dhe me tha qe ne jeten e tij skishte stervitur kurre nje me te forte se ai.”

“Nuk kam dyshime qe nese Lukaku vjen do te ishte dicka shume e madhe per Interin por edhe per Inzaghin.”

Si do te pritej nga shoket e skuadres?

“Nuk e di si eshte larguar me ta. Por mua me eshte dukur gjithmone nje djalosh i gatshem per te ndihmuar, ka luftuar sa here ka qene mundesia per kauzen e Interit.”

“Pastaj beri nje zgjedhje qe duhet respektuar. Nese do te kthehet, mund te shpjegoje gjerat se si shkuan.”

“Kthehemi prapa disa vite, kur Gigi Simoni na tha: “Jeni te gjithe te barabarte, pervec njerit, Ronaldos”.”

“Ne e kuptuam se nese ai do te stervitej 80%, prape do te na bente te fitonim ndeshjet. Situata nuk eshte e njejte, por mund te menaxhohet mire.”

Dybala do e merrje?

“Nese kthehet Lukaku, po.”

Nese nuk kthehet?

“Paulo ka nje vlere absolute, nuk diskutohet. Eshte nje lojtar qe me pelqen, por nje dyshe Lautaro-Dybala nuk ma mbush syrin.”

“Nje Dybala-Lukaku absolutisht po. Nderkohe, Dybala dhe Lautaro kane nevoje per nje sulmues tjeter prane tyre per te shkelqyer, nje si Lukaku.”

Bastoni duket i sakrifikueshem? A do ishte e drejte te largohej nje lojtar i ri, i forte dhe interist?

“Normalisht nje skuader qe fiton Scudetton ben disa blerje per te qene lart ne Europe. Por kur bilanci kerkon gjera te tjera, ndodhin edhe sakfirica.”

“Per mua, Barella dhe Bastoni nuk duhet te preken. Nese Alessandro do te largohej, mua do te me qante zemra.”

“Flas si tifoz. Por di shume mire se drejtuesit kane ditur te sillen, kane punuar shume mire. Keshtu kane punuar edhe me Perisic.”

Sa do te mungoje ai?

“Shume. Gosens eshte nje lojtar tjeter, jo Perisic, por nje mbrojtes krahu. Ivan eshte nje sulmues i adaptuar ne krah.”

“Kroati eshte nje atlet i pabesueshem, Inter me siguri ka humbur dicka por ka bere maksimumin ne gjithe kete histori.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.