Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

308 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Juric, cfare fjalesh per Interin: “Ja cfare e konsideroj une Interin sot per sot. Di te them qe ata…”

Juric, cfare fjalesh per Interin: “Ja cfare e konsideroj une Interin sot per sot. Di te them qe ata…”
Inter Club Staff

Ne prag te Inter-Verona, Ivan Juric ka folur per konferencen per shtyp klasike dhe ka prezantuar kete ndeshje ndaj zikalterve.

Por ai ka pasur disa fjale shume te bukura edhe per skuadren e Contes qe e ka konsideruar nje skuader perfekte.

“Per mendimin tim, une e konsideroj sot per sot Interin si skuadra me e forte ne Serie A dhe nje nga me te fortat ne Europe.”

“Por kur them skuadra e Interit, dua te perfshij ketu edhe Conten sepse ai eshte tranjeri me i mire per mua ne Serie A.”

“Ai dhe Gasperini. Conte eshte me i kompletuari, me i forti, nje gur qe nuk dorezohet kurre dhe nuk ka shans te thyhet.”

“Kete sezon ka gjetur nje menyre per te fituar dhe po e tregon se eshte nje i madh. Per mua nuk eshte nje surprize, ne gjithe keto vite ka mbajtur lojtaret me te mire, ka blere lojtaret qe mungonin.”

“Si tranjer, e kam shpjeguar: i ka idete e qarta. Por ne fund jane edhe lojtaret ata qe bejne diferencen. Ka disa lojtare te Interit sot qe enderrohen nga shume klube europiane. Interi ka gjetur nje formule perfekte per te fituar: nje tranjer i madh dhe i zoti dhe nje skuader perfekte ne fushe.”

“Skuadra e Interit eshte nje skuader e nje niveli komplet tjeter. Me siguri qe ndonje nga lojtaret tane mund te luaje edhe aty, por te them se ndonjeri prej nesh eshte gati te luaje direkt per Interin tani e kam te veshtire te bej nje emer.”

Per te vazhduar rritjen a duhen blere lojtaret qe jane ne huazim?

“Jane tanet: Barak eshte blere, Magnani eshte blere, Ceccherini eshte blere. Te gjithe jane me detyrim blerje. Per sa i perket te tjereve si Colley, Salcedo, Dimarco dhe te tjeret duhet menduar mire.”

“Nga disa prisja me shume, por kane bere disa hapa prapa. Duhet pare cfare prespektive kane. Ata qe kam nominuar jane tanet. Eshte nje hap i madh perpara te kesh keta lojtare. Jane baza.”

Cfare gjykimi ke ti per lojen e Contes?

“Une kam folur per Conten. Per mua Interi ka bere ndeshje shume te medha. Nje futboll total, te bukur.”

“Duke e njohur Conten thoja me vete “ky tani do i shkaterroje te gjithe”. Por ao me te drejte ka thene qe ‘kemi bere ndeshje te medha por kur kemi humbur askush nuk ka folur per ndeshjet e bukura por per rezultatin’. Kishte te drejte.”

“Bashke me skuadren ka vleresuar me mire situaten dhe ka menduar me shume per mbrojtjen. Nuk e ka vazhduar presingun e larte.”

“Ka kampione te medhenj, bejne gjithcka cfare duhet te bejne. Jane perpara dhe krijojne pa problem. Kane fituar ne kete menyre.”

“Per tu kenaqur, si spektator i futbollit, une do doja Interin e fillimit te sezonit. Por nga kendveshtrimi im, Interi i fazes se dyte eshte skuadra qe te shkaterron dhe te ben te fitosh trofe.”

“Ai si nje njeri inteligjent ka bere nje zgjedhje te drejte. Ky eshte diskutimi: duam te fitojme te gjithe apo jo?”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.