Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bergomi nuk permbahet dhe kritikon ashper Inzaghin: “Duhet te thote se pse vendosi te c’natyroje lojen per…”

Bergomi nuk permbahet dhe kritikon ashper Inzaghin: “Duhet te thote se pse vendosi te c’natyroje lojen per…”
Inter Club Staff

I ftuar si gjithmone ne ‘Sky Calcio Club’, Giuseppe Bergomi ka dhene mendimin e tij per humbjen e fundit te Interit ndaj Lazios.

Ai eshte shprehur shumr kritik ne drejtim te tranjerit Inzaghi dhe sidomos per zgjedhjen e tij per te hedhur nga minuta e pare te Roberto Gagliardini per te mbajtur Sergej Milinkovic-Savic.

“Eshte nje zgjedhje qe e bejne shume, por une mendoj se ti, si skuader, nuk duhet te c’natyrohesh kurre, lojen tende sduhet ta prekesh”.

“Une nuk kapem me Gagliardinin pastaj, nuk e bej kurre. Inter nuk eshte nje skuader qe markon lojtare si Torino, Verona, Atalanta”.

“Inzaghi donte me shume fizik ne fushe, ne mes, por duhet pare me pas nese kjo eshte e drejte po zgjedhja e duhur kur ti ke perballe nje ekip qe eshte i mesit te tabeles e lart”.

“Inter eshte nje skuader qe deshiron gjithmone te dominoje lojen, por duhet te lexosh momentet. Eshte e vertete qe pas 1-1 mund ta kishe fituar ndeshjen, por ishte kuptuar menjehere qe pas zevendesimeve ndeshja ndryshoi”.

“Nga aty duhet te dish te mbrosh dhe te rezistosh. Duhet te marresh ne shtepi edhe nje barazim, edhe ai ben pune”.

“Une i shoh lojtaret e Interit pak te nxituar ne cdo gje. Ndryshimet nga ana tjeter kane ndryshuar lojen, nga Inter jo. Inter ka disa lojtare qe jane prapa fizikisht, por duhet te qendrojme te qete sepse jemi ende heret”.

“Por une per Lukakun kam idene time: une Lukakun nuk e heq kurre nga fusha, edhe kur nuk eshte ne ndeshje. Kujtoni Conten, nuk e hiqte kurre. Nese duhet te dale dikush, duhet te dale Lautaro. Lukaku nuk duhet te preket”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.