Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,109 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tuttosport zbulon detajet: “Nje sjellje kaq e shemtuar sa kjo e PSG me Skriniar ka kohe qe nuk shihet: ata po…”

Tuttosport zbulon detajet: “Nje sjellje kaq e shemtuar sa kjo e PSG me Skriniar ka kohe qe nuk shihet: ata po…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Paris Saint Germain ka vendosur qe te beje nje sjellje shume te shemtuar ndaj klubeve ku deshiron te bleje lojtare.

Koherat e bukura dhe te sjellshme te Leonardos duken si dicka e te se kaluares dhe tani e ka zene vendin arroganca e Luis Campos, drejtorit te ri sportiv te PSG, por edhe e Presidentit Al Khelaifi.

Per kete gje ka folur Tuttosport sot, duke u ndalur keshtu te strategjia qe ka ndryshuar te klubi parizien nga ky sezon.

“Kesaj radhe edhe pse ka qene nje oferte me e larte, nga Inter dhe Zhang ka ardhur nje refuzim tjeter per Skriniar”.

“Ka qene nje jo qe ka bere te lumtur te gjithe tifozet e Interit, edhe njehere. Por eshte nje tregues i nje sjellje shume te shemtuar te PSG”.

“Nje sjellje e tij kishte shume kohe qe nuk ndodhte ne klubet e medha. Nderkohe qe Inter e ka nxjere jashte merkatoje lojtarin dhe kolegu i Galtier, tranjeri i Interit Inzaghi ka thene se Skriniar nuk largohet, Galtier vazhdon te flase per Skriniar”.

“Do te duhej pak me respekt per nje skuader tjeter, por edhe per nje lojtar te nje tranjeri tjeter por Galiteri ka dy apo tre dite qe flet cdo dite pothuajse per sllovakun”.

“Kjo nuk do te ndryshoje dicka, sepse Skriniar eshte jashte merkatos nga Inter, por thjesht te le nje shije te keq dhe vetem sa perkeqeson marredheniet ndermjet klubeve”.

“PSG ka pasur arrogancen te kercenoje se do e marre Milan Skriniar me parameter zero ne fund te sezonit por kane harruar te bejne llogarite se lojtari eshte teper i lidhur me Interin per ti bere kete goditje pas shpine shokeve, klubit dhe tifozeve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.