Bergomi shume i ashper me Eriksen: “Nuk dua te flas me per te, por qe kur e kam pare heren e pare kam menduar…”
Beppe Bergomi per Sky Sport ka folur per ardhjen e Arturo Vidal tek Interi dhe per impaktin e tij tek zikalterit.
“Conte e shikon ate me shume si trekuartist, por ai eshte nje mesfushor i kompletuar nga cdo ane.”
“Ne Inter-Barcelona ne Milano, ishte nje nga dy lojtaret e qendres se mesfushes. Ai mund te perdoret ne shume role.”
“Pastaj, nese ideja taktike Contes eshte ajo e perdorimit te tij edhe per te shenuar gola, eshte normale.”
“Ai si mezzala ne karrieren e tij ka shenuar shume, sidomos me Conten qe ka shenuar po aq shjume sa nje sulmues”, ka nenvizuar ish-kapiteni zikalter.
“Eriksen? Nuk dua te rikthehem fare te kjo teme. Une e kam thene edhe ne te kaluaren ate qe mendoj per te.”
“Eshte kthyer ne nje polemike ajo qe kam thene per Eriksen ne te kaluaren, por qe kur e kam pare heren e pare kam menduar se ‘ky nuk eshte nje lojtar per Conten’.”
“Gjithcka brenda kesaj fraze. Asgje me shume. E per hir te vertetes, ai me pas ka gjetur shume pak hapsira me Conten.”