Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin i habit te gjithe: “Nuk mendoj se Dybala tek Interi do te ishte nje levizje gjeniale: jam kunder sepse…”

Biasin i habit te gjithe: “Nuk mendoj se Dybala tek Interi do te ishte nje levizje gjeniale: jam kunder sepse…”
Inter Club Staff

Duket se jo te gjitheve i ngroh ideja se Paulo Dybala mund te vije tek Interi nga Juventusi me parameter zero.

Njeri nder ta eshte edhe gazetari i njohur Fabrizio Biasin, i cili eshte shprehur publikisht per kete ceshtje diten e sotme.

Ai ka thene gjate editorialit te tij per TMW, se nje levizje te tille nuk e konsideron aspak gjeniale nga ana e Interit.

“Personalisht une mendoj se Dybala tek Interi nuk eshte nje zgjidhje kaq e thjeshte por nder te tjera, nuk eshte as gjeniale.”

“Pse jo gjeniale? Sepse te zgjedhesh te besosh te argjentinasi – qe eshte shume i forte, ketu biem dakord te gjithe -, do te thote se do te harxhosh 60 deri ne 70 milione euro.”

“Kjo sepse keto para do te shkonin per rrogen e tij, komisionin dhe komplet shpenzimet kontraktuale per nje marreveshje disa vjecare.”

“Eshte shume me rrezik edhe per nje talent si ai qe ka Dybala, mbi te gjitha pas nje rendimenti me kaq pak vazhdueshmeri.”

“Por gjithesesi, me duhet ta pranoj se ne merkato mund te ndodhe gjithcka. Normalisht, nuk jam une ai qe vendos…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.