Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”

Biasin i kthen pergjigje Xavit: “Inter paguan arbitrat? I dashur Xavi, mbase nuk e di, por ketu tek ne…”
Inter Club Staff

Direkt nga faqet e Libero, Fabrizio Biasin ka dashur te flase per ndeshjen Inter-Barcelona dhe ka leshuar edhe nje mesazh per Xavi.

“Ne Spanje jane cmendur si bisha se pse tek Inter nuk kane prere barin. Por motivi per kete dihet se eshte nje tjeter”.

“Jane merzitur sepse sipas tyre Dumfries e ka prekur topin me dore, qe e ka prekur normalisht, por arbitri e ka konsideruar kete si dicka te pavullnetshme”.

“Pasi ka konsultuar gjithcka me asistentet e tij dhe pasi ka pare edhe pamjet, ai ka vendosur qe penalltia nuk ishte”.

“E nderkohe, ne ate rast, gjesti i Xavi ishte i qarte ne syte e te gjitheve: po bente me gjeste se Inter ka paguar arbitrat”.

“Skena qe te kujtojne nje Barcelona-Real Madrid pak kohe me pare kur uleritej me ze te larte per padrejtesira”.

“Klubi blaugrana flitet se ka bere nje ankese zyrtare per ate qe ka ndodhur ne fushen e lojes kunder Interit”.

“Por, e gjitha kjo duket si nje strategji ne prag te ndeshjes se ardhshme vetem pas nje jave. Por disa fjale i kam per Xavi: i dashur Xavi, le te kuptohemi te dicka: Inter nuk ka kokerr leku. Harroje te kete paguar dike…” e mbyll ai me shaka dhe ironi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.