Biasin kerkon kujdes te madh: “Nuk duhet te harroni dicka per Bremer dhe Inter: sipas asaj qe kam marre vesh, ai…”
Nje nga emrat me te perfolur keto kohe per Interin ne merkato eshte Bremer, mbrojtesi brazilian i Torinos.
Per kete gje ka folur sot Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian i cili ka treguar edhe njehere tjeter situaten.
“Bremer dhe Inter i jane premtuar njeri-tjetrit. Braziliani ka thene po, deshiron Interin dhe marreveshja eshte.”
“Pastaj, ai per te rinovuar me Torinon ka kerkuar premtim nga Presidenti i klubit qe do te largohej per 20-25 milione euro ne vere.”
“Nese te gjithe do te mbajne fjalen e dhene, mbrojtesi i Torinos do te jete nje lojtar i ri i Interit gjate merkatos se veres.”
“Por ne boten e futbollit kemi pare shume raste ku fjala e dhene edhe nuk mbahet. Prandaj, duhet pasur kujdes.”
“Sipas asaj qe kam marre vesh une ne kete mes, Bremer ka bere dicka qe pak veta e bejne sot. Ka rinovuar qe te mos ike me zero e te mos lere ne balte klubin qe besoi tek ai.”
“Ketu shihet qarte se kemi te bejme me nje lojtar qe fjalen e dhene e mban. Pastaj, ai ka thene po Interit per rreth 3,5 milione euro ne sezon. Ky eshte nje tregues se lojtari eshte vertete afer.”