Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

210 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin shume i ashper drejt lojtareve te Interit ne kombetare: “Shume mire me golat, por te kujtohen se kush…”

Biasin shume i ashper drejt lojtareve te Interit ne kombetare: “Shume mire me golat, por te kujtohen se kush…”
Inter Club Staff

Lojtaret e Interit neper kombetaret respektive po kalojne nje moment shume te mire dhe kjo eshte pare edhe nga rezultatet e tyre.

Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal kane fituar me Kilin dhe ky i fundit ka shenuar dy gola njeri me i bukur se tjetri.

Romelu Lukaku ka dhene nje assist me Belgjiken dhe ka shpetuar nje gol ne vijen fatale qe ishte njesoj sikur te kishte shenuar nje gol vete.

Bastoni dhe Barella kane zhvilluar nje ndeshje te mrekullueshme me Italine dje dhe Eriksen ka shenuar dy gola te tjere me Danimarken.

E keshtu, menjehere pas ndeshjeve, Fabrizio Biasin, gazetari i njohur i Libero dhe tifoz i Interit, eshte treguar i ashper me lojtaret e skuadres zikalter.

Ai ka komentuar momentin e tyre te mire duke i sjelle ne vemendje lojtareve se kujt i detyrohen me shume ne kete moment.

“Dopiete e Vidal, gol i Hakimi, super Barella, assist Lukaku, shume mire Bastoni me Lewandowskin, dopiete e Eriksen.”

“Shume mire djema. Bravo ju qofte. Por a eshte e mundur qe te kujtoheni tani se kush jua paguan rrogat”, ka thene Biasin qe ne nje fare menyre i ka ftuar lojtaret te bejne po aq mire edhe tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.