Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin sulmon ashper mediat: “Nese i lexon dhe shikon qe i kane vene noten 5…”

Biasin sulmon ashper mediat: “Nese i lexon dhe shikon qe i kane vene noten 5…”
Inter Club Staff

Eshte e pabesueshme te lexosh trajtimin e eger qe marin lojtaret e Interit ne mediat italiane pas ndeshjeve.

Vitet kane kaluar, por edhe sot e kesaj dite, 10 vite me pas, fjalet e Mourinhos per “Prostitucionin Intelektual” te famshem ende gjejne vend njejte si atehere.

Kohet e fundit, pervec Contes, qe po kritikohet ne “daily basis” nga mediat, ne ‘thikat’ e medias ka perfunduar edhe Christian Eriksen.

Danezi deri me tani nuk ka arritur te tregoje vlerat e tij ne Milano dhe ka luajtur me pak nga sa pritej, por per mediat, ai edhe kur luan mire, nuk meriton me shume se nota pese.

Pikerisht per kete gje ka folur diten e sotme Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian qe eshte ndalur te nota e Eriksen nga disa gazeta.

Sipas tij, ata duket sikur me shume se sa japin nje note paraqitje per Eriksen, e denojne ate qe nuk ka qene deri me tani ai lojtari i Tottenham.

Sipas Biasin, Eriksen nuk meritonte nje 5 ndaj gjermaneve, por me shume se kaq sepse ai ka luajtur nje ndeshje te mire (sipas tij).”

“Nese ti i jep nje note pese Eriksen pas Inter-Borussia, ti ben nje zgjedhje te vendosur: “Nuk gjykon paraqitjen, por gjykon potencialin e nje lojtari”.

“Pra, me kete meter gjykimi, duke pare potencialin qe kishte Darmian, meriton noten 10 sepse beri me mire nga sa menduam.”

“Nderkohe qe Eriksen nuk shenoi, apo nuk beri assist, hajde i japim nje pese, i japim noten me te ulet, e hedhim ne ndonje qeli burgu apo ku di une.”

“Eriksen zhvilloi nje ndeshje te mire, ky eshte nje fakt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.