Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin zbulon gjithcka: “Ja cfare me ka thene Marotta per PIF-Inter. Mendoj se shume shpejt…”

Biasin zbulon gjithcka: “Ja cfare me ka thene Marotta per PIF-Inter. Mendoj se shume shpejt…”
Inter Club Staff

I intervistuar per mikrofonat e Calciomercato.it, Fabrizio Biasin ka komentuar deklaratat e Ernesto Paolillo.

Ish-drejtuesi i Interit, ka deklaruar se kriza e thelle ekonomike ne Kine do te sjelle qe Interi shume shpejt te ndryshoje pronare.

Per kete gje ka folur Biasin diten e sotme: “PIF, Suning dhe e ardhmja? Une kam folur me Beppe Marotten per kete ceshtje.”

“Eshte e vertete qe Interi ka shume probleme per tu perballur. Por nuk ka shume me shume probleme se sa klubet te tjera.”

“Ne kete moment nuk eshte aspak e vertete se Interi eshte nje klub me probleme. Thjesht duhet te kuptohet se cfare do te beje Suning.”

“Me qellimet e treguara nga ata duket se kane deshire per te vazhduar perpara me Interin. Kete kane lene te kuptojne.”

“Duhet te harrojme investime nga 100 milione euro, por jo se nuk i ben Suning apo kinezet, por sepse ne Europe nuk i ben dot me askush me perjashtim te arabeve.”

“Per metoden me planifikim largpames duhet te vije ndonje shitje. Une mendoj se do te vazhdoje keshtu. Marotta e ka bere edhe te Interi edhe te Juventusi.”

“Ne fund ka rendesi idete qe te ike dhe jo kush lojtar largohet. Ne kete moment gjithcka qe degjoj nga drejtuesit me jep shprese.”

“Une vazhdoj te shpresoj ne radhe te pare qe Interi te kete keta drejtues dhe kjo me jep siguri. Ne diten qe Marotta dhe Ausilio do te rinovojne une do te jem njeriu me i qete, kjo me intereson.”

“Per PIF nuk kam marre asnje konfirmim. Ne kete moment duken vetem thashetheme pa baza.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.