Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

354 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi perpara Roma-Inter: “Ju lutem mos me thoni qe eshte nje derbi. Nuk jua lejoj sepse…”

Inter, flet Inzaghi perpara Roma-Inter: “Ju lutem mos me thoni qe eshte nje derbi. Nuk jua lejoj sepse…”
Inter Club Staff

Me vendin e pare vetem dy pike larg, Inter zbret menjehere ne fushe pas suksesin ndaj Spezias dhe perballe do te jete Roma e Jose Mourinhos.

Nderkohe, sot perpara mediave ka dale Simone Izaghi qe ka dhene mendimin e tij per kete ndeshje dhe i eshte pergjigjur pyetje te gazetareve.

Luhet kunder nje kundershtari te veshtire. Cfare ndeshje pret?

“Nje ndeshje shume e rendesishme dhe me e rendesishmja e ketij cikli ndeshjesh. Luajme kunder nje skuadre te forte me vlera. Duhet te bejme nje ndeshje te kujdesshme, prej Interi.”

Ka ndonje gje ne vecanti ku Lautaro duhet te rritet?

“Duhet te vazhdoje keshtu, eshte shume i ri. Mund te permiresohet ende shume, jam shume i lumtur me te dhe me sulmuesit e tjere ne skuader.”

“Po bejne shume mire dhe po na ndihmojne shume edhe kur nuk e kemi topin ne zoterim. Shenon prej tre ndeshjesh radhazi dhe duam te vazhdoje kshtu.”

Cfare mendimi per Mourinhon? Ke ndonje ndodhi me te?

“Do te jete nje kenaqesi te perballem me tranjerin e Tripletes. Nuk e kam pasur kurre perballe dhe nuk e kam njohur.”

“Do te jete nje ndeshje speciale per te. Duhet te kemi kujdes sepse i dime kapacitetet e tij dhe cfare ka bere ai ne historine e futbollit.”

A jeni akoma ne emergjence?

“Nuk do te jete Ranocchia dhe Darmian dhe ka shume pak mundesi qe te jete edhe De Vrij dhe Kolarov. Mendoj se duhet ti vleresoj te gjithe.”

“Bastoni ishte ende me temperature por ende nuk ka dale nga fusha sot. Duket sikur eshte me mire. Ka pasur disa lojtare me shqetesime pas Spezias, duhet te bej disa vleresime.”

A e prisje nje rekuperim kaq te shpejte ne klasifikim? A te pelqen ideja e kampionit te dimrit?

“E dime shume mire se e rendesishme eshte te dalesh i pari ne fund, jo tani. Por me pelqen qe distancen e kemi shkurtuar kaq shume.”

“Tani klasifikimi eshte ngushtuar shume dhe Inter ne 10 ndeshjet e fundit ka dale 2 here barazim dhe ka fituar tete ndeshje.”

“Jemi afruar por te gjitha po vrapojne. Mendojme ndeshje pas ndeshje dhe ndeshja e neserme eshte nje nga me te rendesishmet. Per ne, eshte me e rendesishmja ne kete periudhe ndeshja e neserme.”

Ka shume demtime. Luhet shume futboll?

“Jemi ne mes ne tranjeret dhe kur shohim lojtaret qe luajne cdo dy tre dite nuk eshte aspak e lehte. Duhet te kete me shume kujdes per kalendaret.”

“Mbase kampionatet duhet te fillojne me heret qe te mos luhet kaq shume ngjeshur. Me Spezian kisha vetem dy lojtare pozicioni ne mbrojtje, edhe pse ja kemi dale shume mire.

Nga fillimi i sezonit ke provuar kater lojtare ne qender te mbrojtjes. Kush ndermjet Skriniar dhe Bastoni duket me i prere per ate rol?

“Si qendror mund te zgjedh, por me pare nuk kisha menduar sepse kisha pasur gjithmone oe De Vrij ose Ranocchia. Tani nuk kam asgje. Neser do te vleresoj gjendjen e Bastonit dhe do te zgjedhim.”

Cfare ka Inter me shume se te tjeret per te qene e besimplote?

“Kemi rekuperuar duke dhene vazhdimesi rezultatesh. Por pertej rezultatit, Interi ka luajtur gjithmone mire. Kemi humbur pike prej episodeve, prej penalltish te humbura apo te marra kunder ne fund. Episode qe ne futboll ndodhin por duhet te jesh i zoti ti kthesh ne favorin tend.”

Si ke arritur te marresh keto reultate duke mos sakrifikuar lojen?

“Ne jemi njohur me shume me djemte, kemi folur me ta. Skuadra qe ne fillim ka luajtur mire. Por kishim humbur dicka ne ekuiliber dhe duke folur me lojtaret dhe me stafin dhe kemi dale ne disa perfundime.”

“Jemi ne nje moment te mire. Krijojme shume, jemi sulmi me i mire dhe jemi solid. Nuk shohim prapa, ajo qe ka rendesi me shume eshte Roma. Do te gjejme nje kundershtar me kualitet dhe te merzitur per humbjen e fundit.”

A ka emocion per kete ndeshje me Romen per ty? Eshte nje derbi?

“Te kthehem ne Rome me jep nje efekt te vecante por une nuk e perjetoj si nje derbi. Dhe te lutem kete mos e thuaj sepse nuk e lejoj te quhet e tille. Une e perjetoj si nje ndeshje te madhe.”

“Ndeshje te rendesishme. Por nuk eshte nje derbi. Une jam futur me koke e me kembe te kjo sfide e re qe quhet Inter dhe per Interin kjo ndeshje nuk eshte nje derbi.”

“Di qe do e kemi te veshtire sepse perballe do te kemi nje tranjer te madh, nje skuader te madhe, nje stadium te karikuar.”

Ke folur me Dzeko? Si ndihet ne nivel emocional?

“Do te jete nje ndeshje e vecante per Edin, me siguri. Por nuk kemi folur per kete. E kam pare si eshte stervitur keto dite dhe me siguri qe do te luaje shume mire.”

“Edhe ndaj Spezias ka bere mire ne ato minuta qe eshte futur ne loje.”

Si eshte Barella?

“Per ate qe ben Barella, ai eshte nje lojtar i cmuar. Ka bere nje stervitje shume te mire bashke me ata qe nuk luajten.”

“Eshte shume i rendesishem dhe kam dashur ti jap nje ndeshje pushim sepse e meritonte. Nuk kisha luajtur kurre pa te dhe me siguri do i kete bere mire ai pushim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.