Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Biasin: “Zhang? Me duket se te gjithe nuk kane kuptuar dicka shume te rendesishme.”

Inter Club Staff

I intervistuar per Radio Sportiva, gazetari shume i njohur italian i cili eshte afer me ambjentin zikalter, Fabrizio Biasin, ka folur keshtu per rifillimin e Serie A por edhe per ceshtje te tjera.

Nder temat e prekura ka qene edhe presidenca e Steven Zhang por edhe fjalet e Romelu Lukaku.

Keto kane qene fjalet e tij: “Nje lojtar pozitiv tjeter me coronavirus? Me 20 skuadra dhe 25 lojtare per skuader, mjafton nje per ta mbyllur perseri Serie A. Duket nje situate pa dalje.”

“Romelu Lukaku? Edhe nese fjalet e tij te ishin te verteta nga e para tek e fundit, kjo nuk do te thote qe tek Interi ka pergjegjesi.”

“Zhang? Me duket se te gjithe nuk kane kuptuar dicka shume te rendesishme. Interi kishte nje mal me borxhe dhe ai ka sheshuar cdo gje qe kur ka ardhur tek zikalterit.”

“Skuadra ishte ne nje kryqezim pasiguris, por tani gjendet me lojtare te fashes se pare ne perberje te saj.”

“Merkato? Eshte e komplikuar te mendosh tani. Futbolli? Ka lindur per te bere 1 ose 2 ndeshje maksimumi ne jave. Te luash tre ne nje jave do te thote te forcosh shume gjerat.”

“Prandaj ka shume pikepyetje ne lidhje me te gjitha gjerat qe po fliten keto dite. Duket sikur po duam te rikthehemi me cdo kusht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.